8.5 C
Tirana

KAS: Zëvendësimi i mandateve s’duhet të cenojë barazinë gjinore në përfaqësim

Më datë:

Mbledhja e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve të KQZ-së diskutoi sot mbi ankimimin e shtetasit Astrit Kaziu, për plotësimin e vakancës së krijuar në këshillin e bashkisë Peqin.

Në këtë situatë, në këshillin e bashkisë Peqin, Kaziu pretendon se vakanca është plotësuar me Donika Ded Karinën, e renditur e 13-ta në listën shumemërore, ndërkohë që Kaziu renditet i 10-i në këtë listë.

Ankimuesi u pyet nga anëtarët e KAS për faktin se pse ai mendon se ligjërisht ky mandat i takon atij dhe jo zonjës Karina.

“Ne kemi nenin 164 të Kodit Zgjedhor dhe nuk ka asnjë arsye që të përzgjidhet një grua. Unë mendoj se nuk jemi në kushtet që respektohet radha emërore në emërimin e një anëtari të ri të këshillit bashkiak, pas shpalljes së vakancës”, tha Kaziu.

Përfaqësuesja e këshillit bashkiak Peqin bëri interpretimin e këtij vendimi, duke u shprehur se shpërndarja e mandateve në këtë bashki është me katër burra dhe pesë gra të zgjedhura.

“Kur vakanca ndodh me një grua, ligji për shkak se gratë cilësohen si grup i nënpërfaqësuar zëvendësimi bëhet me një grua, ndërsa kur vakanca ndodh me një burrë, zëvendësimi është me personin e radhës. Ligji referon faktin se nëse shpërndarja është nën 30% për gratë, jemi përpara mosrespektimit të barazisë gjinore”, tha zyrtarja.

Anëtari i KAS-it, Ilirjan Rusmajli bëri interpretimin ligjor të kësaj situate, duke e vënë theksin te përfaqësimi gjinor dhe si qëndron ky raport në institucionet shqiptare.

“Nuk ka lidhje me përbërjen e këshillin bashkiak të Peqinit dhe as të ndonjë bashkie të caktuar. Kjo situatë ka lidhje me traditën politike të vendit tonë. Sa kohë që në Shqipëri, pjesëmarrja e grave në politikë, orientohet drejt mekanizmave të stimulimit në drejtim të tyre, kjo deri kur përfaqësimi gjinorë të jetë i barabartë ose deri ditën kur burrat të jenë minorancë dhe të kërkojnë të drejtat e tyre, kjo situatë do vazhdojë. Gratë, sipas Kodit Zgjedhor janë gjini e nënpërfaqësuar. Sa i takon zbatimit, ndoshta na takon neve ta sqarojmë në vendimmarrjen tonë, privilegji është vetëm për gjininë e nënpërfaqësuar. Pra, kur ikën një burrë vjen i radhës në renditje, ndërsa kur ikën një grua zëvendësohet me grua”, u shpreh Ilir Rusmajli në cilësinë e anëtarit të KAS.

“Pas mbledhjes së KAS dhe shqyrtimit të ankimimit, duke parë situatën në Këshillin Bashkiak Peqin, ku gratë janë më pak në numër se burrat, atëherë ato konsiderohen gjini e nënpërfaqësuar. Sipas pikës 2 neni 164, zëvendësimi i mandateve nuk duhet të cenojë numrin e grave të konstituara në këtë këshill. Për këtë arsye edhe anëtari i radhës, pra nëse largohet një grua duhet të jetë grua, kjo për të respektuar gjininë. KAS vendos rrëzimin e ankimimit dhe lënien në fuqi të vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Vendimi është i formës së prerë”, tha Elvis Cefa, anëtar i KAS.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Nën akuzën e korrupsionit, GJKKO-ja rikthen në punë pedagogët e përjashtuar të Universitetit të Elbasanit

Gjykata e Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka...

Shtatorja e Skënderbeut vendoset në qendër të Tuzit

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët bëri me...

Bylykbashi paraqet amendamentin: 5 miliardë lekë për kompensimin e ish-pronarëve

Nënkryetari i PD-së, Oert Bylykbashi kërkoi që në buxhetin...

Buxheti 2025, Manja: 17% rritje për kompensimin e ish-të përndjekurve politikë

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja bëri të ditur sot...