15.5 C
Tirana

PD, Garo: Këto zgjedhje janë për të ardhmen e fëmijëve tanë. Më 25 prill të votojmë që të ri-sjellim shpresën në Shqipëri

Më datë:

Zëdhënësja e fushatës së Partisë Demokratike, Floriana Garo deklaroi sot se këto zgjedhje janë për të ardhmen e fëmijëve që të zgjohen çdo mëngjes në një Shqipëri të re plot shpresë.

Në një deklaratë për mediat, Garo tha se më 25 Prill të gjithë do të votojnë Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën që të ri-sjellin shpresën në Shqipëri.

DEKLARATA E PLOTË
Këto zgjedhje nuk janë vetëm për ne.

Janë për të ardhmen e fëmijëve tanë:
Fëmijëve tanë, të cilët duan të jetojnë në një vend ku liderët e tij admirohen dhe frymëzojnë.
Fëmijëve tanë, të cilët duan të marrin një edukim cilësor që do t’i lejojë ata që të pranohen nga çdo universitet që ata zgjedhin të ndjekin.
Fëmijëve tanë, të cilët duan të dinë me siguri se në fund të studimeve të tyre universitare, ata do jenë në gjendje të gjejnë një punë të përshtatshme në bazë të degës që kanë zgjedhur.
Fëmijëve tanë, të cilët duan të dinë që ata mund të vazhdojnë të jetojnë pranë prindërve të tyre e të mos detyrohen të largohen drejt një vendi të huaj sepse nuk kanë të ardhme në vendin e tyre.
Fëmijëve tanë, të cilët ne thjesht duam që të zgjohen çdo mëngjes në një Shqipëri të re plot shpresë.
Më 25 Prill të gjithë do të votojmë Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën që të ri-sjellim shpresën në Shqipëri. Shqipëria fiton!

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Berisha akuzon qeverinë për keqmenaxhim dhe pasurim të paligjshëm: ‘Kanë shkaktuar varfëri në vend’”

https://www.youtube.com/live/-fzfpb11UQM?si=48MpJlnyBf1yi7cB Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka qenë i...

Vrasja e Gentian Bejtjes, Prokuroria kërkon 23 vite burg për “ndihmësin” e ekzekutorëve

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sot, 17 nëntor, dënimin...

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Governors Awards”

Ylli i filmave aksion, Tom Cruise, dhe këngëtarja e...

Financial Times: Tim Cook drejt largimit nga Apple

Tim Cook, shefi ekzekutiv i Apple, është gati të...