8.5 C
Tirana

PD denoncon tenderin e Veliajt: Pa garë i dha 3.4 milionë euro kompanisë së kreut të Bashkisë Mat

Më datë:

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar sot një tender të dhënë nga Bashkia Tiranë për sigurinë e shkollave,ku sipas saj tenderi është dhënë pa garë dhe fituesi ka qenë i paracaktuar.

Në pstimin e saj në Facebook, Zhupa shprehet se fitues i këtij tenderi është shpallur bashkimi i kompanive “Global Security” sh.p.k, “ELEKTROSEK” sh.p.k , “PORT CONSTRUCTION” sh.p.k me perfaqësues kryesor në tender kompaninë “Global Security” në një tender pa garë, ku ofertuesit e tjerë nuk paraqiten ofertë dhe dokumenta, duke u futur me qëllim për ti hapur rrugën fituesit.

“Po kush është kompania që Veliaj shkel ligjin dhe i jep tenderin pa gare, te paracaktuar? Kompania është e rilindasit tjeter, kryetar i emeruar bashkie në Mat, Agron Malaj. Me 15 nëntor 2019 referuar kontratës shitjes së aksioneve, Kryetari i Bashkisë Mat Agron Malaj ka transferuar të gjitha aksionet e kompanisë në pronesi te vet tek vellai i tij Fatos Malaj”, shkruan zëdhënësja e PD.

REAGIMI I PLOTË

Veliaj i jep tenderin 3.4 milion euro për sigurinë në shkolla kompanisë së kryetarit të February rilindas të bashkisë Mat, Agron Malaj, jashtë kritereve ligjore, edhe me tender fiktiv, pa garë, me ofertues të vetëm dhe në vlerën limit! Më datë 24 dhjetor 2019 Bashkia Tiranë ka zhvilluar procedurën e prokurimit publik per “Shërbime të integruara sigurie për godinat, në institucionet e arsimit parashkollor e shkollor dhe institucionet e tjera të Bashkisë Tiranë” në një vlerë fondi 414.844.706 Lekë ( 3.4 Milion Euro). Fitues i këtij tenderi është shpallur bashkimi i kompanive “Global Security” sh.p.k, “ELEKTROSEK” sh.p.k , “PORT CONSTRUCTION” sh.p.k me përfaqësues kryesor në tender kompaninë “Global Security” sh.p.k në një tender pa garë, ku ofertuesit e tjerë nuk paraqiten ofertë dhe dokumenta, duke u futur me qëllim për t’i hapur rrugën fituesit. Ndërkohe vlera është po ashtu në fondin limit, e fituar me 414.662.400 lek. “Global Security” dhe dy kompanitë e tjera shoqëruese që janë shpallur fituese në këte garë fiktive edhe pse nuk i plotesojnë kriteret! Në këtë tender konstatohen shkelje në kundërshtim me ligjin konkretisht ne “kriteret e vecanta të kualifikimit “ për “pjesën e kapaciteteve teknike të subjektit” që bie në kundërshtim me pikën 3.3.4 të “Dokumentave Standard te Tenderit” dhe VKM nr. 914 datë 29.12.2014 ku si kriter përcaktohet që kompania duhet të disponojë licensë kategori 1.3.A jo më parë se viti 2019.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Nën akuzën e korrupsionit, GJKKO-ja rikthen në punë pedagogët e përjashtuar të Universitetit të Elbasanit

Gjykata e Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka...

Shtatorja e Skënderbeut vendoset në qendër të Tuzit

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët bëri me...

Bylykbashi paraqet amendamentin: 5 miliardë lekë për kompensimin e ish-pronarëve

Nënkryetari i PD-së, Oert Bylykbashi kërkoi që në buxhetin...

Buxheti 2025, Manja: 17% rritje për kompensimin e ish-të përndjekurve politikë

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja bëri të ditur sot...