PD: 19 projektligje në një ditë janë të pamundura; PS tërhiqet nga 4

Më datë:

Në nisje të seancës plenare të kësaj të marte, deputetët e Partisë Demokratike kanë kërkuar të ndahen 19 projektligjet që janë parashikuar të diskutohen dhe votohen brenda një seance.

Deputeti Luçiano Boçi tha se parlamenti është kthyer qesharak, sepse ato projekligje duhen ndarë dhe jo të kalohen pa u diskutuar.

Boçi:Parlament i çmendur dhe qesharak. Ato projektligje, secili prej tyre mund të kërkonte seancë në vete, por të fusësh 19 projektligje në një seancë është t’i kaluar kot dhe për t’i hedhur hi syve shqiptarëve. Pse nuk shton seancat, nuk ka asnjë ndalesë për ta bërë një gjë të tillë. Kjo është për t’i marrë, nuk është parlament por si kioskë. Projektligjet e rëndësishme duan debat nga parlamentarët se për këtë punë janë zgjedhur. Shtoni seancat ju lutem shumë, mos e çmendni më shumë këtë parlament.

Në emër të PS, Balla po ashtu kërkoi shtyrjen e shqyrtimit të katër projektligjeve të parashikuara në rendin e ditës.

BallaDo të kërkoja shtyrjen të shqyrtimit të 4 projektligjeve në rendin e ditës. Janë projektligje që duhen rakorduar fjalë për fjalë me Komisionin Europian. Projektligji për disa shtesa për kontrollin e lëndëve për fabrikimin e lëndëve narkotike. Të shtyhen për javën pasardhëse siç e kemi parashikuar në kalendar. Kështu e lehtësojmë disi edhe kalendarin e ditës sotme dhe besoj se kolegët e opozitës janë dakord.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deputetët ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ratifikuar marrëveshjen ndërkombëtare...

Ish-ministri në fokus të SPAK, kërkohet rikthimi në burg i Lefter Kokës

Dy muaj nga vendimi i apelit të posaçëm që...

Kërkoi pafajësinë, Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin për Jurgis Çyrbjen

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin...

Emërohet zëvendësinspektorja e Lartë e Drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë zhvilloi procedurën për përzgjedhjen...