Akuzat e Bozdos: 260 mln euro në rrugën Qukës-Qafë Plloçë, sot jashtë çdo standardi!

Më datë:

Në fjalën e tij në Kuvend, Eno Bozdo mes akuzash dhe kritikash theksoi se qeveria nuk ka aspak prioritet qytetarët, por korrupsionin e vjedhjen.

Bozdo renditi disa nga projektet infrastrukturore që kanë kushtuar miliona euro, por që kanë rezultuar pa asnjë standard duke u kthyer edhe në rrezik për qytetarët,

“Për Tunelin e Llogarasë 50 mln euro përlahen me një firmë të vetme. 260 mln euro të rrugës Qukës – Qafë Plloçë përfundojnë me rrëshqitje bllokim rrugës jashtë çdo standardi. Por para për shqiptarët nuk ka. Paguajnë para me taksat tona, dhe gjithçka kundër interesit publik.

Në qeverisjen tuaj atje ku ka një tender ka një hajdutëri, ku ka një ligj ka një hapësirë për evazion fiskal, ku ka një inspektoriat, ka një bandë gjobvënëse.

Dhe çështja është ose të ngrihemi të gjithë për t’i shkurtuar jetën regjimit, ose të pranojnë këtë situatë. Por ne kemi treguar se nuk do të bëjmë asnjë hap pas”, tha ndër të tjera Eno Bozdo.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deputetët ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ratifikuar marrëveshjen ndërkombëtare...

Ish-ministri në fokus të SPAK, kërkohet rikthimi në burg i Lefter Kokës

Dy muaj nga vendimi i apelit të posaçëm që...

Kërkoi pafajësinë, Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin për Jurgis Çyrbjen

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin...

Emërohet zëvendësinspektorja e Lartë e Drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë zhvilloi procedurën për përzgjedhjen...