Pas vizitës tek Erdogan, Rama lëshon akuza të rënda ndaj krerëve të BE: Po përçajnë Ballkanin!

Më datë:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, menjëherë pas vizitës “të çuditshme” në pallatin presidencial të presidentit të Turqisë Taip Erdogan, ditën e djeshme ka dhënë një intervistë për gazetën gjermane, “Bild”, në të cilën akuzon krerët e shteteve të Bashkimit Evropian për bllokimin e pranimit të vendit tonë dhe Maqedonisë së Veriut.

Retorika e ashpër e Edi Ramës ka shkuar deri aty sa që i akuzon krerët e vendeve më të mëdha të BE-së, se përçajnë popujt e Ballkanit.

“BE ka thyer premtimet dhe po çon një përçarje në popujt e Ballkanit me ‘cinizëm politik’. Si në historinë `Në pritje të Godosë`.

Vetëm flitet, por asgjë nuk ndodh! Ishte një ambicie e dashur për shumë kohë nga kombet tona, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe kështu t’u mundësojnë qytetarëve tanë të përfitojnë nga një treg i lirë dhe të marrin pjesë në këtë demokraci të madhe.

Më lejoni të bëj të qartë diçka: si Kryeministër i Shqipërisë, unë e njoh plotësisht që ne nuk jemi gati të anëtarësohemi në Bashkimin Evropian sot, as Maqedonia e Veriut ose pjesa tjetër e Ballkanit Perëndimor.

Ka shumë kërkesa që ne duhet të plotësojmë në mënyrë që të bëhemi anëtar.

Por dy kombet tona, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, kanë përmbushur të gjitha dhe më shumë kushtet e nevojshme për të filluar me të vërtetë procesin e negociatave me Brukselin.

Një fillim i tillë i negociatave u vendos gjithashtu nga vetë Këshilli i BE në 2018”, ka deklaruar Rama mes të tjerave në këtë intervistë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Aksident me vdekje në Berat, makina përplaset me motorin. Humb jetën 60-vjeçari

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen është regjistruar në...

Komisioni i Ekonomisë rrëzon nismën për uljen e taksës së qarkullimit të karburanteve

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat nuk miratoi projektligjin...

Balla: Shqipëria pararojë në procesin e integrimit, lamë pas Serbinë në negociatat me BE

 Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla,...