Pas shtatë ditësh, vihen nën kontroll zjarret në jug të Spanjës

Më datë:

Zjarret që përfshinë një sipërfaqe prej 9.670 hektarësh në zonën rurale të Malagës në rajonin e Andaluzisë në jug të Spanjës, u vunë nën kontroll ditën e shtatë pas reshjeve të shiut, raporton Anadolu Agency (AA).

“Shiu që ka rënë për disa orë me radhë, ka qenë shoqëruesi më i mirë i ekipeve tona të përkushtuara dhe punëtore. Niveli i alarmit për shkak të zjarreve është ulur në zero. Tani sfida e re është puna e ftohjes”, deklaroi Juanma Moreno, kreu i qeverisë autonome të Andaluzisë.

Siç raportohet, gati 2.000 që janë detyruar të largoheshin nga rajoni për shkak të zjarreve që filluan më 8 shtator dhe kapluan zonën malore Bermeja, po kthehen në shtëpitë e tyre.

Një zjarrfikës humbi jetën në ditën e dytë të zjarrit.

Gati 400 pjesëtarë të personelit, përfshirë ushtarë, dhe 41 avionë mbështetën përpjekjet e shuarjes së zjarrit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kavaja përkujtoi 36-vjetorin e rënies së Josif Budos, homazhe për dëshmorin e parë të demokracisë

Kavaja përkujtoi sot 36-vjetorin e rënies së dëshmorit të...

Dhunuan 17-vjeçaren, pranga dy vajzave në Fier

Prokuroria e Fierit ka caktuar masën “arrest me burg”...

Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, por flakët përfshinë pronën e fqinjit/ Arrestohet 57-vjeçari në Lushnjë

Një 57-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lushnjës, pasi...

Berisha reagon për hetimet ndaj qytetarëve: “Po kopjohet shembulli i Ajatollahëve”

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po...