Indi, së paku tre të vdekur nga vërshimet

Së paku tre persona kanë humbur jetën, ndërsa pesë të tjerë llogariten si të zhdukur në përmbytjet që goditën rajonet perëndimore të Indisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe vërshime të lumenjve në Indinë perëndimore, ndërsa situata më e keqe është në rajonet Rajkot dhe Jamnagar të provincës Gujarat.

Autoritetet lokale theksuan se mijëra persona janë evakuuar nga vendbanimet e prekura nga përmbytjet.

Ekipet e shpëtimit gjetën trupat e tre personave të vdekur në një përrua uji dhe po kërkojnë të paktën pesë të tjerë të zhdukur.

Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut dhe përmbytjeve, mësimet në shkollat ​​në këtë rajon indian u ndërprenë.

Meteorologët njoftojnë se reshjet në Gujarat mund të zgjasin edhe katër ditë të tjera.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi