Pas shkrirjes së akullnajave zbulohet një kalim malor nga epoka e Vikingëve në Norvegji.

Më datë:

Shkrirja e akullnajave në malet në veriperëndim të kryeqytetit norvegjez Oslo ka zbuluar një kalim malor nga epoka e Vikingëve.

Gazeta e Mbretërisë së Bashkuar “Daily Mail” raportoi se mbetjet arkeologjike që datojnë nga viti 300 pas Krishtit u zbuluan në kalimin Lendbreen.

Mbetjet arkeologjike përfshijnë mbi 100 mjete dhe artikuj veshjesh, një shkop ecje me një mbishkrim runik, dorëza dhe një thikë të vogël si dhe kocka kafkësh.

Kalimi malor i zbuluar përdorej nga udhëtarët dhe tregtarët gjatë periudhës së Vikingëve. Trafiku përmes kalimit arriti kulmin në vitin 1000 pas Krishtit dhe pas një murtaje shkatërruese në mesin e viteve 1300. Ai nuk u përdor për shkak të ndryshimeve ekonomike dhe mjedisore.

Ekspertët thonë se shkrirja e akullnajave për shkak të ndryshimeve klimatike mund të zbulojë më shumë mbetje arkeologjike në rajon.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Nuk jemi kundër investimeve”, Berisha: zgjedhjet duhen përgatitur nga qeveri kujdestare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për...

Ndërpritet seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, GJKKO cakton datën e radhës

Është ndërprerë seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndërsa trupi...

Malaj: 121 kamera të reja në dogana për modernizimin e monitorimit

Ministri i Financave, Petrit Malaj, drejtori i përgjithshëm i...

Bardhi: PD sjell në parlament zërin e qytetarëve që protestojnë

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike depozitoi sot në Kuvend...