11.1 C
Tirana

Pas grabitjeve, testi i sigurisë e ‘ngel’ sërish në klasë koncesionarin e Rinasit

Më datë:

Qeveria dhe Autoriteti i Aviacionit Civil i kanë bërë disa teste koncesionarit të aeroportit të Rinasit, por sistemi i sigurisë në një nga zonat që është pjesë e sigurisë kombëtare nuk është implementuar 100%.

Një raport monitorimi i kontratave koncesionare, i hartuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë  më 24 dhjetor 2019-ë, hedh dritë mbi mënyrën e zbatimit të kontratës që ka me shtetin shqiptar kompania kineze e regjistruar në Singapor Real Fortress Limited.

Nëse në të gjithë indikatorët e tjerë, kontrata është zbatuar 100%, implementimi i sistemit të sigurisë rezulton të jetë përmbushur vetëm 60%.

“Për riskun e operimit dhe performancës, ka rezultuar mosimplementim i plotë i sistemit të menaxhimit të sigurisë nga TIA i operimit të aeroportit. Zbatimi i standardeve të sigurisë së aviacionit është konsideruar me risk të mesëm. Aviacioni Civil ka kërkuar nga koncesionari, marrjen e veprimeve korrigjuese dhe është në monitorim të vazhdueshëm të adresimit të gjetjeve lidhur me sigurinë në aviacion”.

Autoritetet janë duke vazhduar negociatat me kompaninë, edhe sa i përket disbalancës ekonomike. Kompania BDO e kontraktuar si eksperte e pavarur për të parë realizimin e të ardhurave të koncesionarit konstatoi një vit më parë se kompania ka realizuar 120 milion euro më shumë, se skenari bazë i parashikuar në kontratë, duke sugjeruar rikthimin në balancë mes uljes së tarifave ose realizimit të investimeve në aeroport.

Një vit nga nisja e këtyre negociatave, raporti konstaton se ende nuk ëshët finalizuar gjë, ndërsa diskutimet janë duke u përqëndruar në mundësinë e rritjes së cilësisë së shërbimit për ata që udhëtojnë./klan

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Riarmatimi i Evropës do jetë prioritet”, kryeministrja daneze vlerëson samitin në Tiranë

Në konferencën e përbashkët me homologen daneze, kryeministri Edi...

PD proteston për zgjedhjet: Akti i parë për demontimin e farsës elektorale

https://www.youtube.com/live/_NGZBTTwAuw?si=hLo0xvalcEsCjevA&t=1352 Në të njëjtën ditë që në Shqipëri u zhvillua...

Votat e Greqisë, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD-së

Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për votat...

Berisha në Bruksel: Zgjedhjet ishin të manipuluara

Në samitin e IDU-së Kryetar i Partisë Demokratike, Sali...