Pas Ardian Çopjas, RENEA arreston në Elbasan Ardi Çekani

Më datë:

Pas arrestimit të Ardian Çapjas në Elbasan, policia ka njoftuar se ka vënë në pranga edhe Ardi Çekani, i cili ishte në kërkim i dënuar me 1 vit e 6 muaj për veprën penale “Dhuna në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Këtij person gjatë arrestimit i janë gjetur një sasi e vogël lëndë narkotike kanabis. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së 53-vjecarit Çopja, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe 5 radio dhe disa uniforma të ngjashme me ato të Policisë.

Elbasan- Operacioni policor i koduar “Krasta 2021”

Në vijim të këtij operacioni, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi Ardian Çopja, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar edhe një tjetër person, i cili fshihej në ambientet e banesës së shtetasit Ardian Çopja.

Është vënë në pranga Ardi Çekani, person në kërkim, i dënuar me 1 vit e 6 muaj për veprën penale “Dhuna në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Në momentin e kapjes, këtij shtetasi iu gjet dhe një sasi e vogël lëndë narkotike kanabis.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së 53-vjecarit Çopja, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe 5 radio dhe disa uniforma të ngjashme me ato të Policisë.

Mëngjesin e djeshëm, RENEA, DVP Elbasan dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Krasta 2021”, në kuadër të të cilit u vu në pranga Ardian Çopja, i dyshuar si një nga autorët e një vrasjeje të dyfishtë të ndodhur në vitin 2012.

Në banesën e tij, në momentin e kapjes, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri kallashnikov.

Vijon operacioni për kapjen e personit të shpallur në kërkim Florenc Çapja.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

LVV dhe LDK, konsulta për një president konsensual 

Derisa Vetëvendosje dhe LDK po vazhdojnë konsultat brenda partive...

Çmimi i naftës rritet me shpejtësi, në Shqipëri shkon në 219 lekë

Çmimi i naftës është rritur sërish, 1 litër naftë...

Sherri nisi në TikTok, 28 të proceduar pas përplasjes në Tiranë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga konflikti...

Përplasja e dy skafeve në Koman, disa të plagosur, dyshohet shpejtësia e lartë

Një aksident me mjete lundruese ka ndodhur në liqenin...