Pas Apple dhe Samsung, në treg konkurron edhe Google

Më datë:

Pas Apple dhe Samsung, tanimë në treg konkurron edhe Google.

Kompania ka publikuar, pas pritjes së gjatë, telefonin inteligjentë Pixel 8 dhe një orë të re, me teknologjinë e inteligjencës artificiale të integruar në to.

Ekspertët parashikojnë që Pixel 8, të sfidojë hapur e të kërcënojë shitjet e iPhone në të gjithë botën dhe është dizenjuar enkas për të treguar sesi produktet Andriod, mund të tejkalojnë limitet e teknologjisë.

Telefonat PIXEL janë vërtetë popullorë, sidomos për ata që janë të apasionuar pas fotografive apo edhe për konsumatorët që janë fanatikë të telefonave të modifikuar, siç është ky smartphone i Google.

Inteligjenca Artificiale në telefon, siç Google njofton, do të ndihmojë së pari me fotografikë, do të përmbledhë në një të vetme çdo faqe internet të hapur dhe do të bllokojë automatikisht thirrjet e padëshiruara.

Pixel 8 Pro, mat automatikisht edhe temperaturën e trupit të përdoruesit. Telefoni Pixel 8 ka një çmim fillestar prej 699$ ndërsa Pixel 8, nis nga 999$. Ndërsa orët inteligjente të Google nisin nga 349$.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmime të reja për karburantet, hyjnë në fuqi sot në orën 20:00

Bordi i Transparencës ka miratuar këtë të premte (3...

Ngjarje e rëndë në Durrës: adoleshenti gjendet pa shenja jete në palestër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë...

GJKKO shtyn gjyqin për Veliajn, përcaktohet data e seancës së ardhshme

Është shtyrë seanca penale në Gjykatën e Posaçme për...

Kultivimi i bimëve në planetin Mars

Pas fluturimeve rreth Hënës, njeriu synon planetin Mars. Prej...