Partia Socialiste mbledh sot Asamblenë Kombëtare

Më datë:

Partia Socialiste do të mbledhë sot Asamblenë Kombëtare. Mësohet se takimi do të zhvillohet në orën 16:30 në kompleksin “Xibraku” në Tiranë, teksa priten dhe ndryshime në qeveri.

Kryeministri Edi Rama i pyetur disa ditë më parë për ndryshime në qeveri, u shpreh se do të duhet të pritet edhe pak deri në zhvillimin e mbledhjes Asamblesë Kombëtare.

Agjenda zyrtare e Asamblesë nuk është zbuluar, por do të jetë kryeministri Rama që do të mbajë një fjalim përpara anëtareve të Asamblesë.

Në fund të korrikut, kryesocialisti shkarkoi Damian Gjiknurin si sekretar i përgjithshëm dhe në vend të tij komandoi Blendi Klosin ndërsa vendin bosh të kreut të grupit parlamentar ia besoi Bledi Çuçit.

Në mbledhjes e sotme, Rama pritet të bëjë publike emrat e sekretarëve të rinj si dhe agjendën politike të mazhorancës jo vetëm në raport me kundërshtarët, por edhe me zhvillimet brenda partisë.

Një tjetër vendim që pritet të marrë Asambleja Kombëtare e PS është thirrja e Kongresit për të miratuar vendimet që të do merren ditën e hënë pasdite.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Avokati i Metës kundërshton masën në sallën e gjyqit

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, në një dalje...

Monika Kryemadhi: Kërkova ekspertim të celularit, po keq interpretohen faktet

Pas shtyrjes së seancës në GJKKO, Monika Kryemadhi në...

Ngjarja ndaj Kreshnik dhe Gentiana Mujeci, kontrolle në banesa por autorët nuk gjenden

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Drejtues Arben...

PEKIN – Kina paralajmëron kundërpërgjigje pas projektligjit industrial të BE-së

Kina ka kritikuar projektligjin e Bashkimit Evropian që synon...