12.5 C
Tirana

Partia e Lirisë propozon 12 amendamente për Buxhetin 2026

Më datë:

Kryetar i grupit parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi prezantoi sot para medieve 12 amendamentet e propozuara nga PL për Buxhetin e vitit 2026, që sipas tij, synojnë përballimin e kostove të rritura të jetesës dhe mbështetjen e kategorive më të prekura.

Blushi tha se qeveria ka kryer një shpërndarje jo të drejtë të fondeve dhe e cilësoi buxhetin e ardhshëm si “antisocial”, duke theksuar se qytetarët dhe pensionistët do të përballojnë barrën kryesore të rritjes së çmimeve dhe shpenzimeve.

Në fokus të amendamenteve janë rritja reale e pensioneve, mbështetja për bujqësinë, sektorin e shëndetësisë, arsimin, shkencën, sportin dhe sigurinë ushqimore. Konkretisht,

Partia e Lirisë propozon, së pari, “alokimin e një fondi prej 16,2 miliardë lekë për rritjen e pensioneve, në mënyrë që pensionistët vitin e ardhshëm të mos përfitojnë vetëm 60 lekë në ditë në qytet apo 20 lekë në ditë në fshat, por një rritje reale dhe të ndjeshme të pensioneve”.

“Amendamenti i dytë është alokimi i 15 miliardë lekë shtesë për sektorin e bujqësisë, që edhe vitin e ardhshëm rrezikon, për shkak të mos mbështetjes, vetëm për faj të vjedhjes dhe abuzimit edhe me fondet e IPARD-it që do t’ju mohohen shqiptarëve edhe vitin e ardhshëm dhe jo pak, por 112 milionë euro”, tha Blushi.

“Ndaj në këto kushte ne propozojmë një rritje prej 15 miliardë lekësh për bujqësinë.
Propozojmë që për ndihmën ekonomike dhe për pagesat për paaftësinë dhe për papunësinë të ketë një shtesë fondi prej 7,5 miliardë lekësh.

Për sektorin e shëndetësisë propozojmë një shtesë në buxhet prej 7,5 miliardë lekësh. Për arsimin e mesëm, 2 miliardë. Për arsimin bazë, 2 miliardë shtesë. Për arsimin universitar, 1,2 miliardë lekë shtesë. Në total pra për arsimin një shtesë në Buxhetin e ardhshëm prej 5,2 miliardë lekësh”, theksoi Blushi.

Gjithashtu, shtoi ai, “për financimin e shkencës, Partia e Lirisë propozon një shtesë prej 2 miliardë lekësh në buxhetin e shtetit dhe për çështjen në veçanti të shëndetësisë, të fokusuar kryesisht tek Onkologjiku, që është kthyer në fakt në një situatë vërtetë dramatike, në kufijtë e një krimi kundër njerëzimit”.

“Për t’i dhënë fund mungesës së ilaçeve dhe faktit që qytetarët sot humbin jetën tek Onkologjiku vetëm për mungesën e barnave, Partia e Lirisë propozon një fond shtesë prej 2,5 miliardë lekësh. Për zhvillimin e sportit, 1 miliard lekë shtesë; Për sigurinë ushqimore, 0,75 miliardë lekë shtesë dhe për fondin për dosjet që lidhen sigurisht me çështjen e sigurisë ushqimore, një shtesë prej 0,5 miliardë lekësh, pa harruar shkencën, të cilën ne propozojmë të financohet me 2 miliardë lekë shtesë”, u shpreh Blushi.

Blushi theksoi se amendamentet synojnë të ofrojnë një mbështetje reale dhe të merituar për qytetarët, duke zbutur ndikimin e çmimeve të larta të ushqimeve, karburantit, ilaçeve dhe taksave, dhe duke forcuar sektorët kyç të ekonomisë dhe shoqërisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Konkluzionet e BE-së për Shqipërinë

Në konkluzionet që pritet të miratohen javën e ardhshme...

I dogji 44-vjeçarit makinën me vlerë 100 mijë euro pas sherrit, arrestohet i riu në Tiranë

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari që dyshohet...

Supë me trahana dhe domate

Përbërësit: 1 filxhan çaji trahana 1.200 ml ujë 50 ml vaj ulliri 2...

Tritoli ndaj biznesit, detaje nga ngjarja në Shkodër: Çfarë deklaroi pronari

Detaje të reja janë zbuluar nga shpërthimi me tritol...