Partia Agrare Ambientaliste: Negocioni me fermerët në Maliq, anulloni gjobat

Më datë:

 Partia Agrare Ambientaliste përmes një deklarate për mediat u bën thirrje institucioneve shtetërore të anullojnë gjobat ndaj fermerëve protestues në Maliq

Në deklaratën e saj, Partia Agrare Ambientaliste thekson se institucionet përkatëse duhet të ulen e negociojnë me fermerët për kërkesat që ata kanë

“Siç jeni të informuar, mëngjesin e të hënës, një grup fermerësh në Maliq dolën në një protestë, duke bllokuar për më pak se një orë një korsi të rrugës Korçë-Pogradec. Ata protestuan, sepse kërkojnë rritjen e subvencioneve në bujqësi, për t’i mbijetuar konkurencës së fortë të produkteve bujqësore të importit. Kërkojnë ndërmjetësimin e qeverisë për të gjetur tregje, apo për ta orientuar punën e tyre në varësisë të nevojës së tregut. Protesta e tyre ishte vërtet shumë modeste. Por reagimi i policisë ishte burracak dhe i paprecedent, duke u vendosur gjoba nga 1,000 Euro me argumentin se kishin bllokuar rrugën”, theksohet në deklaratë.

“Partia Agrare Ambientaliste mbështet çdo formë demokratike të reagimit të qytetarëve shqiptarë, veçanërisht të fermerëve. Në kushtet kur fshati po braktiset masivisht, ata njerëz duhet të mbështeten vetëm sepse po e mbajnë tokën të gjelbër dhe shtëpitë të hapura. Ndaj, PAA i bën thirrje Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit të anulojë gjobat e vendosura ndaj fermerëve”, thuhet në deklaratë.

Një grup fermerësh protestuan para pak ditësh në Maliq, duke bllokuar rrugët. Sipas fermerëve, produktet e tyre nuk po shiten dhe kësisoj kërkojnë ndihmën e shtetit. Gjatë protestës, fermerët bllokuan dhe aksin rrugor me mjetet e tyre bujqësore. Kjo solli dhe vendosjen e gjobave nga ana e Policisë Rrugore.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deputeti grek në Kuvendin e PD-së: Mitsotakis mbështet rrugën europiane të Shqipërisë

Deputeti i Parlamentit grek, Vassilios Giogiakas, përcolli përshëndetjet e...

Deputeti i CDU-së mesazh PD-së: Koha për unitet, integrimi në BE prioritet kryesor për Shqipërinë

Deputeti i Bundestagut gjerman nga radhët e CDU-së, Peter...

PPE mbështet PD-në, Montserrat: synim rikthimi në qeveri dhe integrimi në BE

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Popullore Europiane (PPE), Dolors...

Ish-kongresmeni republikan në Kuvendin e PD: Do ju mbështesim, do rrëzojmë sërish tiraninë

Ish-kongresmeni republikan amerikan, Bob McEwen mbajti një fjalim në...