12.5 C
Tirana

Paralajmërimi i fortë i Bardhit: Po verifikohen 15 kryebashkiakë të PS! Ja pse u ulëm në tryezën e Reformës Zgjedhore

Më datë:

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, ka paralajmëruar nga Korça se do të publikohen të tjerë emra kryebashkiakësh, që kanë probleme me drejtësinë.

“Kemi ne proces verifikimi nje numer te konsiderueshem te kandidateve te Edi Rames te emetuar ne me me yre ilegjitime me 30 Qershor ne Bashkite e Vendit.
Jane ne proces verifikimi te pakten 15 kandidate te partise socialiste qe jane emeruar si kryebashkiake ne 30 Qershor nga Edi Rama”, ka thënë Bardhi.

I pyetur për tryezën katërpolare, nëse do të sjellë atë që kanë kërkuar gjatë këtyre viteve të fundit, Bardhi bëri të ditur se opozita është e pranishme, pasi Reforma Zgjedhore është kusht i Bundestagut për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Reforma Zgjedhore është një nga kushtet e vendosura nga Bundestagu German dhe BE për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ndaj dhe në këtë kuadër opozita është angazhuar që ne momentin kur 9 kushtet e Budenstagut u bene publike qe do te ishte prezent dhe do te jepte kontributin e vet per realizimin e reformes zgjedhore kemi patur nje zvarritje te qellimshme nga pala tjeter per 4 muaj ne gjetjen e nje mekanizmi propozuar nga ana jone qe ne tetor per ti bere te gjitha palet bashkr ne realizimin e reformes zgjedhore ky eshte nje moment ku opozita e bashkuar, PD do te beje te gjitha propozimet e veta per te garantuar standardet minimale per zgjedhje te lira dhe te ndershme.

Un kam besim qe edhe pala tjeter do duhet te siguroje keto standarde minimale sepse jane kerkese jo vetem e opozites jo vetem e budenstagut gjerman por jane kerkese e qytetareve shqipetare qe dine ata me vote te lire qe vendosin se kush eshte qeveria qe udheheq vendin.

Ceshtja e sistemit sic e kemi bere te qarte sistemit zgjedhor eshte nje ceshtje per te cilen PD dhe opozita eshte e hapur per te diskutuar nuk kemi perjashtuar asnje sistem elektoral, secili prej sistemeve elektorale ka avantazhet dhe disavantazhet e veta per keto arsye ne jemi te hapur per te diskutuar bashkr me qytetaret se cili eshte sistemi me i mire per tu aplikuar ne Shqiperi.

Te gjitha sistemet elektorale jane te aplikuara ne vende te ndryshme te botes, pa asnje diskutim PD ka fituar zgjedhje me disa disteme elektorale ,sistemi elektoral nk perben pengese qe PD te fitoje zgjedhjet.

Une gjykoj qe lidhur me sistemin zgjedhor duhet te kete nje debat te hapur publik dhe te jene qytetaret qe do te vendosin se cili eshte sistemi me i mire.
Ne kete kuader un kam vetem nje vote si qytetar i republikes se Shqiperise”, ka deklaruar numri dy i PD.

I pyetur nese modeli i Kosoves eshte i duhuri per vendin tone, Bardhi pergjigjet se “nuk eshte e rendesishme, sistemet elektorale jane te mirnjohura,Jane 3 sisteme elektorale, me dallime te caktuara dhe Shqiperia e ka te mundur te aplikoje secilin prej tyre.

Kerkesa jone ka qene dhe vijon te jete mbajtja e zgjedhjeve te parakohshme jo si nje kerkese vetem e opozites se bashkuar por si mundesi reale per ti dhene fund krizes politike dhe mbi te gjitha krizes ekonomike dhe socialr ne vend.

Jam i bindur qe shumica e shqipetareve duan te shkojne ne zgjedhje per te vendosur qeverine qe punon ne interes te tyre. Ne i qendrojme zgjidhjes politike qe kemi ofruar per te eleminuar problematika qe cenojne zgjedhjet e lira dhe te ndershme,qeverine kujdestare per zgjedhjet e kemi ofruar si mundesi per te eleminuar problemet qe jane evidentuar.

Edi Rama ka provuar qe sa kohe eshte ne krye te qeverise jo vetem nk garanton zgjedhje te lira dhe te ndershme por 30 Qershori faktoi qe ai vjedh zgjedhjet kur ai kandidon i vetem. Pa asnje diskutim Rama Ik, Rama do duhej te ishte larguar prej kohesh”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Dronët rusë dëmtojnë furnizimin me energji elektrike në Ukrainën perëndimore

Rusia ka sulmuar sërish objektet e furnizimit me energji...

Organizonin baste sportive online, arrestohen 4 shtetas

Policia e Tiranës ka arrestuar 4 shtetas për organizmin...

Gjylameti: Projektbuxheti 2025, mbështetje sistemit të drejtësisë dhe institucioneve të zgjedhjeve

Deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti paraqiti sot në seancën...

Shalsi: I ashtuquajturi rikthim i Berishës, konfirmim i dështimit të tij politik

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, njëherësh edhe...