18.5 C
Tirana

Paqja fiskale| Rama fal detyrimet tatimore më të vjetra se 10 vite

Më datë:

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar detaje të paketës së re fiskale që do të përfshihet në buxhetin e vitit të ardhshëm, duke thënë se qeveria nuk premton vetëm për vota, por angazhohet për zbatimin e politikave të premtuara.

Gjatë fjalës së tij Rama premtoi mbylljen e çështjeve të vjetra tatimore dhe vendosjen e një marrëdhënieje të re mes shtetit dhe sipërmarrjes.

“Dua t’u kujtoj atyre që thonin: ‘Hajt se premtoni për vota dhe pastaj harroni’. Ja ku jemi, nuk kemi zgjedhje përpara dhe ne nuk premtojmë thjesht për vota dhe nuk harrojmë, por ato 83 mandate na kanë vënë në pozita pune si kurrë më parë dhe e konsideroj si minimumin moral të…

Paketa fiskale e parashikuar qysh në buxhetin e vitit të ardhshëm do të hapë një kapitull të ri. Paqja fiskale e promovuar gjatë procesit elektoral është tanimë një paketë e shkruar, e konceptuar për të forcuar bashkëpunimin mes administratës tatimore dhe sipërmarrjes dhe anasjelltas. Dhe do të mbyllim çështjet e vjetra.


Por si do të mbyllen çështjet e vjetra? Procesi do të realizohet në dy forma kryesore. Së pari, falje për të gjitha detyrimet e prapambetura, që i përkasin periudhave më të hershme se 10 vite të regjistruara në detyrimet tatimore.
Pesë deri në 10 vite, nëse shuma paguhet njëherësh.


Fshirje 25% e detyrimeve në të njëjtën periudhë, nëse shumat paguhen me këste brenda një viti. Fshirje e gjobave dhe kamatvonesave…”
, tha Rama.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Së shpejti, protesta e parë kombëtare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, parlajmëroi sot se...

Koçiu: Gjobë për çdo tejkalim të lejes së ndërtimit, kallëzim penal dhe prishje të menjëhershme

Operacioni kombëtar për vendosjen e ligjshmërisë në territor për...

Dëshmia e Rrumit të Shijakut në gjyq: Çfarë po bëja para atentatit në makinën e Ndojës

Këtë të premte, më 7 nëntor, po zhvillohet gjyqi...

Vendimi i GJK, reagon Veliaj: Shteti ka ende busull! Do bëj çdo gjë që…

Erion Veliaj ka reaguar këtë të premte, 7 nëntor,...