Tabaku: Realiteti i familjeve shqiptare nuk reflektohet as në pr/buxhetin 2026

Më datë:

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar lidhur me projektbuxhetin 2026 duke u shprehur se rritja ekonomike që pretendohet nga dy sektorë nuk reflektohet në realitetin e familjeve shqiptare.

Tabaku thekson nëpërmjet një videomesazhi në rrjetet sociale se “qeveria pranoi rritjen e çmimeve. Që rritja e çmimeve e produkteve të paktën e atyre të domosdoshme të shportës nga 30% deri në 60%, është bërë barrë e rëndë për qytetarët dhe familjet shqiptare”.

“Qeveria premtoi nga ana tjetër një rritje pagash çikërrima. E njëjta gjë ndodhi dhe me pensionet që nuk kanë absolutisht asnjë lidhje me realitetin që përjetojnë sot familjet shqiptare. Sot ekonomia shqiptare është e kapur në pak duar dhe prodhon për pakicën. Ka dy sektorë që pretendojnë se ka rritje më të madhe ekonomike por kjo nuk reflektohet as në xhepat e qytetarëve shqiptarë, as në realitetin e familjeve shqiptare. Nuk reflektohet absolutisht as edhe në këtë buxhet”, deklaron deputetja e PD-së.

Ajo shtoi se kemi nevojë të ndryshojmë faktin që sot ekonomia duhet të punojë për shumicën.

“Nuk mundet çikërrimat e fundit të vitit të konsiderohet mbështetje për familjet shqiptare. Nuk mundet që familjet shqiptare që shpenzojnë 40% të buxhetit të tyre vetëm për shpenzime të jetesës”, shprehet Jorida Tabaku.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Automjeti i punonjësit të policisë në Vlorë digjet, hetime për urdhër kriminal nga burgu

Digjet qëllimisht një automjet në pronësi të një punonjësi...

Protesta dhe përplasjet, Berisha ngre akuza për përdorim të mjeteve të forta nga policia

Një ditë pas protestës së PD, Berisha ka dënuar...

Nga “Mine Peza”, Balliu denoncon dhunën dhe akuzon policinë

Nga “Mine Peza”, ku vizitoi të ndaluarit e protestës...