Partia Demokratike i kërkon Parlamentit dyfishimin e fondit për mbështetjen e arsimit profesional në vend.
Deputetja e PD, Eralda Tase Bano publikoi dhe amendamentin që do t’ i paraqitet Parlamentit, ku propozohet rritja e fondit nga 3 560 milionë lekë në 7 060 milionë lek.
“Duke patur parasysh zhvillimet e tregut të punës, arsimi profesional po merr gjithmonë e më tepër vlerë. Qeveria nuk duhet t’i detyrojë nxënësit të shkojnë drejt arsimit profesional duke vendosur kriter mesataren por duhet të investojë në këtë fushë duke e bërë arsimin e mesëm profesional atraktiv për të rinjtë, aq më tepër kur tregu po kërkon gjithmonë e më shumë profesionistë nga zanate të ndryshme.
Në amendamentine paraqitur nga PD, efekti financiar në Buxhetin e Shtetit do të përballohet nga ulja në të njëjtën masë e shpenzimeve operative të qeverisë, investimeve jo prioritare, kontratave koncesionare/PPP dhe shpenzime rikonstruksion zyrash dhe mobilim.