Pamjet e pabesueshme të stuhisë në Kubë, rrymat ujore si një pushtim alien

Më datë:

Pamjet e pabesueshme të një stuhie në Kubë kanë shokuar qytetarët të cilët e kanë cilësuar si një pushtim alien. Rrymat ujore të ngjashme me tornadot u krijuan pranë qytetit të Cienfuegos në orën 5 pasdite të së shtunës.

Ngjarja “e rrallë” dhe “e rrezikshme” zgjati pak më pak se 10 minuta. Virgilio Regueira, një meteorolog tha: “Pa dyshim që është një shfaqje e bukur. “Por tregohuni të kujdesshëm, sepse është dukuri  e rrezikshme.”

Rrymat ujore janë tornado mbi ujë, që formohen kur erërat që fryjnë në drejtime të ndryshme bashkohen. Ato shoqërohen nga  stuhi,  me erëra të forta, breshër dhe rrufe. Kjo dukuri është më e zakonshme në ujërat tropikale dhe subtropikale siç janë bregdeti lindor i Australisë, Florida Keys dhe ishujt grekë.

Rrymat ujore mund të arrijnë deri në 100 metra dhe mund të zgjasin deri në një orë, sipas ekspertëve në National Geographic.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha pret zyrtarin e CDU: Procesi zgjedhor i deformuar, integrimi në BE të bazohet në merita

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një...

Durrës: Pranga organizatores dhe dy shtetaseve kolumbiane për prostitucion

Policia e Durrësit ka zbuluar një apartament, i cili...

Avokati i Veliajt: Gjykata nuk ka vlerësuar 35 fashikuj me prova digjitale

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi sot se...

Filmi për Michael Jackson thyen rekorde globale

Filmi i ri muzikor për Michael Jackson ka shënuar...