5.5 C
Tirana

Paloka: Nuk besoj se ka ambasador që kundërshton…

Më datë:

Partia Demokratike do të vendosë në mbledhjen e Grupit Parlamentar, që do të zhvillohet në orën 15:00, raportet që do të kenë me Kuvendin, pas burgosjes së ligjvënësit Ervin Salianji.

Kjo u bë e ditur nga deputeti Edi Paloka, i cili tha se me përjashtim të tij dhe deputetes Jorida Tabaku, asnjë nga ligjvënësit e PD-së, nuk ka marrë pjesë në mbledhjet e Komisioneve.

“Vendimi do të merret në mbledhjen e grupit parlamentar, por sot në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Europiane, unë dhe deputetja Tabaku morëm pjesë dhe mbajtëm qëndrimin tonë përsa i takon procesit të integrimit. Ne nuk qëndruam, bëmë publik qëndrimin e opozitës dhe u larguam”, tha Tabaku.

I pyetur nëse opozita ka mbështetjen e opozitës lidhur me qëndrimet apo propozimet që ka, deputeti demokrat tha se nuk besonte se ka ndonjë ndërkombëtar që kundërshton luftën ndaj krimit.

Paloka tha se ajo që opozita propozon është lufta ndaj krimit dhe lidhjeve të tij me politikën dhe nuk besoj se ka diplomatë, përfshi edhe ata që paguhen nga Soros apo përfitojnë nga Qeveria, që të dalin dhe ta kundërshtojnë publikisht.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beqaj kundër vendimit të Kushtetueses: Shfuqizimi i “arrestit me burg” është i paefektshëm

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka reaguar publikisht pas...

Mashtruan qytetarët me premtime për apartamente, arrestohet çifti në Tiranë

Iu merrnin shuma të mëdhaja parash, qytetarëve, duke i...

Spiropali: Viti 2026, vendimtar për mbylljen e procesit teknik të negociatave me BE-në

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali...

KLGJ ia “pasoi” ILD-së rastin e Irena Gjokës, reagon PD: Përpjekje për zvarritje të çështjes!

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar pas vendimit...