Berisha: I përgjigjemi dënimit të Salianjit me mosbindje civile

Më datë:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e konsideroi sot burgosjen e deputetit Ervin Salianji një akt lufte, ndërsa u shpreh se “PD do t’i përgjigjet këtij akti lufte me qëndresën dhe me mosbindjen më të fuqishme civile”.

Në një konferencë për shtyp, Berisha tha se PD nuk kalon në klandestinitet dhe as nuk shmang proceset zgjedhore.

“Por kjo parti do të përdorë të gjithë guximin, vendosmërinë, trimërinë, e mijëra e mijëra anëtarëve dhe mbështetësve të saj, në mënyrë që t’i japë përgjigjen më të merituar mafias Rama-Xhafaj, në mënyrë që të realizojë atë që në pamje të parë duket mision i pamundur. Por si parti e misioneve të mëdha e të pamundshme, për demokratët sot nuk ka asgjë të pamundshme”, u shpreh Berisha.

Ai u shpreh se synimi është që të çelë për shqiptarët rrugën e zgjedhjeve të lira në një qeveri teknike.

Berisha theksoi po ashtu se “6 tetori do të jetë një protestë kombëtare”.

“Së pari do të jetë padiskutim protestë kombëtare. Kjo jashtë çdo dyshimi. Deputetët e opozitës do të jenë në udhëheqje të protestës, revoltës dhe mosbindjes civile në çdo vend, përfshirë dhe sallën e parlamentit, aty ku të lipset dhe t’i kërkojë nevoja, ku të japin më shumë në këtë betejë. Për deputetë, drejtuesit e PD, ka vetëm një objektiv dhe moto, betejë, betejë dhe vetëm betejë”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bordi i Transparencës: Nafta të shitet jo më shumë se 206 lekë për litër

Bordi i Transparencës në datë 2 Maj 2026, në...

“Sali kolltuku”/ Salianji i përgjigjet Berishës: Ti bën para nga regjimi i Ramës

Gara për kryetarin e Partisë Demokratike ka bërë që...

Deklarohen ‘pasuri kulturore e paluajtshme’ Parku arkeologjik Bylis dhe Klos dhe e Orikumit

Këshilli i Ministrave, i mbledhur këtë të premte, 17...

Dronët ukrainas “godasin” naftën ruse

Dronët ukrainas goditën portin rus të Tuapses në Detin...