15.5 C
Tirana

Pak përmirësime dhe çmim marramendës, prezantohet Samsung Z Fold 5

Më datë:

Samsung ka prezantuar produktet e reja në takimin Samsung Galaxy Unpacked 2023 ku ka zbuluar detajet për Galaxy Flip 5 e Z Fold deri te orët e reja smart.

Deri më tani, gjigandi teknologjik kishte mbajtur sekret çdo informacion për pajisjet e reja, ndërsa ka përmirësuar edhe tabletët.

Risia e celularëve është mentesha. Kjo bën që celulari të jetë më i hollë pasi kur paloset shkon nga 0.62 në 0.53 inç ndërsa kur hapet nga 0.25 në 0.24.

Parametrat RAM, bateria dhe kameria kanë mbetur të njëjta me modelin e mëparshëm. Kompania është shprehur se Galaxy Flip 5 është më i fortë dhe tërësisht rezistent ndaj ujit.

Çmimi i Samsung Galaxy Flip 5 fillon nga 1000 Dollarë ndërsa Z Fold 5 nga 1800 Dollarë.

Ndërkohë ora e re Samsung Galaxy Watch 6 do të ketë një kornizë të rrotullueshme ndërsa ka përmirësuar analizën e shëndetit të përdoruesit të saj me rrahjet e zemrës, studimin e gjumit dhe pikët. Përdoruesit marrin pikë për gjumin dhe për të shtuar argëtimin, personaliteti sipas gjumit.

Çmimi Galaxy Watch 6 fillon 299 Dollarë për formatin 40mm dhe 329 Dollarë për 44mm. Galaxy Watch 6 Classic nis nga 399 Dollarë për madhësinë 44mm dhe 429 Dollarë për modelin 47mm.

Samsung prezantoi edhe modelin e ri të Galaxy Tab S9 të cilin e quajti “më të fuqishmin”. Ka një përmirësim prej 34% të performancës, është më i përshtatshëm për të luajtur lojëra dhe edituar video. Gjithashtu është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit si dhe ka një laps S.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

FIFA, paketë speciale për tifozët në Botëror

Një nga kritikat më të mëdha për Botërorin e...

Shkelje nga GJKKO? Berisha dorëzon kërkesë-padi në ‘Kushtetuese’

Që prej orës 10:00, në një mbledhje me dyer...

Goditet grupi kriminal në Kamëz, shisnin armë. Dy në pranga e një në kërkim

Pas një hetimi të gjatë tre mujor me metoda...

Ukraina në prag të kolapsit financiar, Von der Leyen me dy opsione

“Kam propozuar dy opsione të ndryshme për Këshillin Europian...