Pagat e magjistratëve, Kushtetuesja i rikthehet vendimit: Duhet zbatuar

Më datë:

Gjykata Kushtetuese ka reaguar lidhur me debatet publike për pagat e magjistratëve, duke rikujtuar se për këtë çështje është shprehur më herët përmes një vendimi të posaçëm.

Në një sqarim zyrtar, Gjykata thekson se për çështjen e pagave të magjistratëve është shprehur me vendimin nr. 15, datë 17 shkurt 2026, duke përcaktuar standardin kushtetues që duhet të zbatohet nga autoritetet përgjegjëse.

Sipas Kushtetueses, si arsyetimi ashtu edhe dispozitivi i vendimit përbëjnë qëndrimin zyrtar të saj dhe duhet të lexohen e të zbatohen në tërësinë e tyre, në përputhje me parimet kushtetuese të përcaktuara në vendim.

Gjykata rithekson gjithashtu se vendimet e saj janë përfundimtare dhe të detyrueshme për zbatim. Sipas saj, respektimi i këtyre vendimeve është një kërkesë e drejtpërdrejtë e rendit kushtetues dhe lidhet ngushtësisht me parimin e shtetit të së drejtës dhe sigurisë juridike.

“Në lidhje me diskutimet publike për çështjen e pagave të magjistratëve, Gjykata Kushtetuese vlerëson të nevojshme të sqarojë se për këtë çështje është shprehur tashmë me vendimin nr. 15, datë 17.02.2026.

Përmes këtij vendimi, Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar standardin kushtetues të zbatueshëm, duke evidentuar njëkohësisht detyrimet që burojnë prej tij për autoritetet përgjegjëse. Arsyetimi dhe dispozitivi i vendimit përbëjnë qëndrimin zyrtar të Gjykatës për çështjen e shqyrtuar dhe, për rrjedhojë ato duhet të lexohen e të zbatohen në tërësinë e tyre, në përputhje me parimet kushtetuese të përcaktuara në të.

Gjykata rithekson se vendimet e saj janë përfundimtare dhe të detyrueshme për zbatim. Respektimi dhe zbatimi i tyre përbën një kërkesë të drejtpërdrejtë të rendit kushtetues dhe është i lidhur ngushtësisht me parimin e shtetit të së drejtës dhe të sigurisë juridike.

Në këtë kuptim, Gjykata sqaron se mënyra e përllogaritjes dhe e ekzekutimit të pagave në administrimin e brendshëm të saj, në varësi të fondeve buxhetore në dispozicion, nuk mund të interpretohet si përcaktuese për efektet juridike të vendimit nr. 15, datë 17.02.2026 dhe as për detyrimet që ky vendim sjell për autoritetet përgjegjëse për zbatimin e tij”, shprehet Kushtetuesja.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Takimi me të dërguarin e Trump, Balla: Shqipëria model i paqes dhe tolerancës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla,...

Zjarri në Kryezi drejt Helmasit/ Zjarrfikësit luftojnë pa ndërprerje, flakët mbahen larg banesave

Një vatër zjarri e raportuar rreth orës 10:00 të...

Përfaqësues të PD-së, takim me të dërguarin special të presidentit Trump

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, kryetari...

Nesër nis sesioni i ri i Kuvendit

Deputetët do të rikthehen në sallën e seancave plenare...