8.5 C
Tirana

Padia nga Edmond Sulaj, GJKKO shpall të pafajshëm deputetin Gazment Bardhi

Më datë:

Gjykata e Posaçme e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur të pafajshëm deputetin e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi pas padisë së ish-drejtorit të Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj.

Ky i fundit e paditi Bardhin për “shpifje” dhe “fyerje” për shkak të deklaratave të deputetit demokrat në një seancë plenare të Kuvendit në Shtator 2024, ku pretendoi se ai ishte emëruar nga bandat në krye të Policisë së Shkodrës.

Për këtë arsye Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkoi shpalljen fajtor të Bardhit për akuzën e “shpifjes” ndërsa për akuzën e “fyerjes”, pafajësi.

Sipas asaj që ka mësuar gazetarja Glidona Daci në seancën e sotme, pas riçeljes së pjesshme të shqyrtimit gjyqësor, gjykata administroi përgjigjen e SPAK për kodet Sky ECC të pohuara nga deputeti Bardhi.

SPAK konfirmoi se kodet përkatëse i përkasin dosjes së një çështjeje nën hetim, por për shkak të sekretit hetimor nuk i ka vënë në dispozicion përmbajtjen e bisedave të kërkuara.

Pas shqyrtimit gjykata vendosi rrëzimin e kërkesës së SPAK.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Kavaja dhe mjekësia bimore: potencial dhe përgjegjësi.”

“Dega e re e mjekësisë bimore në Kavajë —...

Hap historik për Kosovën: Jepet drita jeshile për fazën e radhës të Lojërave Mesdhetare

Prishtina ka marrë sot një konfirmim të rëndësishëm në...

Kundër themelimit të një organizate rinore të AfD-së protesta në Gjermani

Në Gjermani, mijëra protestues janë përplasur me policinë në...

Invaliditeti i mohuar: PD denoncon vonesat e shtetit ndaj qytetarit të sëmurë

Partia Demokratike ka publikuar një rast, ku një qytetar...