3.5 C
Tirana

Padia ndaj Haradinajt, Vasili: Rama është kartë e djegur, pas shqiptarëve tradhëtoi dhe Kosovën

Më datë:

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i është rikthyer përsëri padisë së kryeministrit Rama ndaj Ramush Haradinajt për shpifje.

Vasili e konsideron Ramën një kartë të djegur edhe në Kosovë, pasi sipas tij kryeministri i ka tradhëtuar më parë shqiptarët e Shqipërisë me kapjen e shtetit dhe rrënimin ekonomik.

Ai shton se padia ndaj Haradinajt tregon se ësht akti i fundit i projektit të tradhëtisë ndaj Kosovës.

STATUSI I PETRIT VASILIT

Rama perfundimisht nje Karte e Djegur edhe ne Kosove!

Shqiperia eshte tradhetuar e shitur me kohe nga Edi Rama si ne planin politik,ekonomik dhe shoqeror.

Kjo tradheti ka prodhuar kapjen e shtetit,rrenimin ekonomik me koncesione dhe administrim kriminal te financave te shtetit dhe shpopullimin dhe boshatisjen demografike tragjike te vendit.

Ndaj perpara shqiptareve prej kohesh Edi Rama eshte nje Karte e Djegur.

Por duke gjalluar ende ne karrigen e kryeministrit Rama shperdoroi antikombetarisht edhe atributet e perfaqesimit shteteror te Shqiperise ku kryeprioriteti dhe kryeçeshtja eshte dhe mbetet Kosova.

I palodhur ne futjen e thikave pas shpine Kosoves Rama nuk ka perfaqesuar ne asnje rast shqiptaret dhe ate, qe ata duan per Kosoven,por ka perfaqesuar te kunderten dhe saktesisht ate qe duan armiqve me te eger te saj.

Padia ndaj Haradinajt ishte akti i fundit i projektit te tradhetise ndaj Kosoves nga Rama, e filluar me ndarjen e kufijve dhe e vazhduar me Minishengenin e te tjera akte te dukshme e te padukshme…

Akti ndaj Haradinajt ishte emblematik per nga urrejtja dhe shpirtshitja e Rames.

Akti ndaj Haradinajt ishte çjerrja e plote e maskes hipokrite te Rames.

Akti ndaj Haradinajt shuajti cdo dileme dhe provoi rolin aktiv dhe te lige te Rames ne projektin anti Kosove.

Pas ketij akti Edi Rama eshte perfundimisht nje Karte e Djegur edhe ne Kosove.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Nuk do të ketë urbanizim përpara legalizimit

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot një...

Drejtoi automjetin në gjendje të dehur, SPAK dërgon për gjykim deputetin Qani Xhafa

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka...

Gjykata e Lartë rrëzon Monika Kryemadhin, lë në fuqi sekuestrimin e banesës te Kodra e Diellit

Gjykata e Lartë ka vendosur të lërë në fuqi...