Klodiana Spahiu merr drejtimin e Shëndetësisë, Begaj firmos dekretin për Evis Salën

Më datë:

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar sot shkarkimin e Evis Salës nga detyra e ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, si dhe emërimin e Klodiana Spahiut në krye të këtij dikasteri.

Dekreti i Presidentit i hap rrugë procedurës parlamentare për miratimin e ministres së re. Emri i Klodiana Spahiut pritet të votohet në seancën plenare të Kuvendit, ndërsa pas miratimit ajo duhet të bëjë betimin përpara Presidentit për të marrë zyrtarisht detyrën.

Klodiana Spahiu u propozua për postin e ministres së Shëndetësisë nga kryeministri Edi Rama, pas dorëheqjes së Evis Salës. Sala kishte njoftuar largimin nga detyra më 2 shtator, duke deklaruar se kishte pranuar angazhime ndërkombëtare në fushën e onkologjisë.

Spahiu është deputete e Partisë Socialiste dhe ka qenë pjesë e Kuvendit prej vitit 2009. Para angazhimit të saj politik, ajo ka ushtruar profesionin e mjekes kardiologe, ndërsa ka mbajtur edhe drejtimin e Spitalit të Durrësit.

Emërimi i saj në qeveri pritet të sjellë gjithashtu ndryshime në përbërjen e drejtimit të Kuvendit, pasi Spahiu mban aktualisht postin e nënkryetares së Kuvendit. Për këtë pozicion pritet të propozohet një tjetër emër nga mazhoranca.

33cac1dd D1dc 44fd 99ba 30970c858bf5
Whatsapp Image 2026 09 08 At 09.01.17

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi 

Serbia mban zgjedhje të parakohshme parlamentare të dielën, ku...

Arrestohet edukatorja e kopshtit në Korçë

Një edukatore është arrestuar nga Komisariati i Policisë së...

Protestat në Francë, shtyhet ndeshja PSG-Lyon

Përballja e javës së tetë në Ligue 1 ndërmjet...