21.5 C
Tirana

Osmani: Vonesa për formimin e Qeverisë, përgjegjësia e partive politike

Më datë:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar sot se përgjegjësia për vonesën e formimit të Qeverisë u takon partive politike.

Osmani, e pyetur nga mediat për seancën që ende nuk është thirrur, tha se me rëndësi është që seanca të ftohet brenda afatit kushtetues, e pastaj përgjegjësia është në duart e partive politike.

“Ftesa si seancë mund të bëhet edhe si seancë e jashtëzakonshme me 40 nënshkrime të deputetëve dhe jam e bindur që ajo do të ftohet me kohë, në mënyrë që të respektohen afatet kushtetuese për formimin e qeverisë. Ndërsa nga ana tjetër, nuk mund të paragjykoj se cili do të jetë rezultati i votimit. Me rëndësi është që seanca të ftohet brenda atij afati dhe pastaj është në duart e deputetëve, partive politike se çfarë diskutojnë. Këto janë procese që nuk kam ndërhyrë më parë dhe nuk mund të ndërhyjë as tani. Kam pasur shpresë që do të ftohet më herët bazuar në bisedat që kemi pasur”, tha Osmani.

Osmani tha se vonesat nëntë mujore për krijimin e Qeverisë së re nuk janë në përgjegjësinë e saj si presidente pasi në çdo rast ka respektuar Kushtetutën.

“Janë diku vonesa nëntë mujore që as nuk i kam përkrahur e as shkaktuar si presidente. Nëntë muaj i kemi pritur partitë politike, deputetë e Kuvendit. Kam shpresuar se do të tregojnë durim për këto dy javë, për të cilat unë kam respektuar Kushtetutën dhe nuk kam bërë asgjë tjetër, në asnjë moment nuk ka qenë qëllimi im të shkaktojë ndonjë vonesë. Vonesat janë shkaktuar nga të tjerët. Tash po i vjen fundit gjithë proceseve dhe të shohim të mërkurën se çfarë do të ndodhë”, tha Osmani.

Presidentja është pyetur edhe për punonjësit e RTK-së që prej tre javësh janë pa paga.

Osmani tha se ekipi i saj ligjor ka analizuar mënyrat dhe se kanë ardhur në një konkluzion se mënyra e vetme që kjo bllokadë e buxhetit të kryhet është përmes formimit të komisionit për buxhet dhe financa.

Osmani shtoi se si presidente ka treguar gatishmëri të takohet edhe me parti politike, por sipas saj, në vend se të mirëpritet një iniciativë e tillë, janë arsyetuar secili prej deputetëve që po bllokojnë formimin e një komisioni të tillë.

Osmani tha se me formimin e komisionit, buxheti miratohet për pesë minuta.

“Ka disa javë që ekipi im ligjorë ka analizuar të gjitha mënyrat e mundshme dhe kanë ardhur në konkluzion që mënyra e vetme që kjo të kryhet ligjërisht dhe shpejtë është formimi i komisionit. Si presidente kam treguar gatishmërinë e plotë, kam bërë thirrje publike, kam treguar gatishmëri edhe të takohem me parti politike dhe në vend se të mirëpritet një iniciativë e tillë është arsyetuar secili njeri që po e bllokon formimin e komisionit, kjo është diçka e padëgjuar dhe e paparë për mua, sepse në qoftë se dikush dëshiron që të rregullohet çështja e pagave atëherë kërkesa është tepër e thjeshtë, formohet komisioni sepse kuvendi është i konstituuar tashmë. Edhe ashtu iu bie shkurt me qenë kryetarë të atyre komisioneve ose njëherë apo brenda katër muajve nëse krijohet qeveria, nuk është ndonjë privilegj i jashtëzakonshëm, formohet komisioni dhe për pesë minuta miratohet”, theksoi ajo.

Presidentja u bëri thirrje të gjithë deputetëve pa dallim paritë, që të votojnë planin e rritjes, marrëveshjen me Bankën Botërore, ku janë në pyetje një miliardë euro.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Vrasja e Gentian Bejtjes, Prokuroria kërkon 23 vite burg për “ndihmësin” e ekzekutorëve

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sot, 17 nëntor, dënimin...

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Governors Awards”

Ylli i filmave aksion, Tom Cruise, dhe këngëtarja e...

Financial Times: Tim Cook drejt largimit nga Apple

Tim Cook, shefi ekzekutiv i Apple, është gati të...

Të paktën tre të vdekur dhe dhjetë të plagosur pas sulmeve të fundit ruse

Të paktën tre persona janë vrarë dhe 10 të...