Osmani për rrëmbimin e shtetasit kosovar nga Serbia: Provokim i rëndë

Më datë:

 Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se grabitja e një qytetari kosovarë nga xhandarmëria serbe është një krim, një provokim i rëndë dhe tentim vrasje nga institucionet shtetërore të Serbisë ndaj një qytetari të Republikës se Kosovës.

E pyetur nga mediet pas forumit të EULEX-it, Osmani tha se edhe po të kishte ndodhur rrëmbimi brenda territorit të Serbisë, përsëri do të ishte provokim i rëndë për paqe dhe stabilitet në vendin tonë.

“Pavarësisht se ku të ketë ndodhur, është krim provokim i rëndë dhe tentim vrasje e institucioneve shtetërore të Serbisë ndaj një qytetari të Republikës se Kosovës. Edhe si të kishte ndodhur brenda territorit të Serbisë përsëri është provokim i rëndë për paqe dhe stabilitet në vendin tonë”, tha Osmani.

Ndërsa, më 1 nëntor 2025, Policia e Kosovës, ka pranuar një informacion se në zonën e Leposaviqit, një person (M. V.), shtetas i Republikës së Kosovës (i nacionalitetit serb), dyshohet se është plagosur dhe është rrëmbyer brenda territorit të Republikës së Kosovës, nga xhandarmëria serbe.

Më 3 nëntor, avokati Niniq përmes postimeve në rrjete kishte reaguar për incidentin që, sipas tij, kishte ndodhur më 1 nëntor në Leposaviq. Ai ka thënë se Vukashinoviqi ishte plagosur rëndë dhe më pas ishte rrëmbyer, për t’u transportuar më vonë në territorin e Serbisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beyer thekson rëndësinë e transparencës gjyqësore, Berisha: Qëndrojmë të vendosur për Europën

Pas takimit që zhvilloi sot me Peter Beyer, Raporter...

Ndodhen në Kinë! Ndërtohen shkallët lëvizëse më të gjata në natyrë në botë

Një qytet në Kinë ka ndërtuar sistemin më të...

“Të çmendur” pas Botërorit, Infantino: Më shumë se 500 milionë kërkesa për bileta

Botërori i FIFA-s 2026 pritet të jetë një ngjarje...

Byrek me kungull dhe djathë dhie

Përbërësit: 1 petë sfoliat (ose brumë për byrek) 400 g kungull,...