Osmani: 28 Nëntori është dedikim për heronjtë tanë

Më datë:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se ditën e pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljen e parë publike të UÇK-së, i bashkon flamuri kuq e zi dhe data 28 nëntor.

Osmani ka shkruar në Facebook se flamuri ynë kombëtar është trashëgimi e përjetësuar në simbol që nga viti 1443 në Krujë, 1912 në Vlorë dhe 1999 në Prishtinë.

“Kjo ditë është dedikim për heronjtë tanë që prej Gjergj Kastriotit, Ismajl Qemajlit, Hasan Prishtinës, Isa Boletinit e deri te Adem Jashari, vepra e të cilëve është vula e shtetit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës. R

epublikës së Shqipërisë ia përcjell urimet më të ngrohta të qytetarëve dhe të institucioneve të Kosovës në këtë 111 vjetor.

Kosova do të jetë gjithnjë në krah të Shqipërisë, duke thelluar më tej lidhjet ndërshtetërore, sikurse edhe ato ndërmjet motrave e vëllezërve. Gëzuar të gjithëve”, Osmani.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Të shtëna me armë në Durrës, një i plagosur

Një i ri është plagosur me armë zjarri sot...

Kurti: Padrejtësi e papranueshme në Hagë! Duhet ndryshuar sa më parë

 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar ashpër pas...

Gjykata Supreme e Brazilit pro ekstradimit të Ervin Matës

Gjykata Supreme Federale e Brazilit ka dhënë miratimin për...

Sherr në Spitalin Memorial, plagoset me thikë mjeku kirurg

Juljan Malaj, mjeku që mjekoi Dumanin është sulmuar me...