OSBE i dhuron Kosovës softuer të ri për zgjedhjet, KQZ simulon proces votimi

Më datë:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka pranuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, softuerin përmes së cilit do të avancohen shërbimet për votuesit, subjektet politike dhe vëzhguesit e zgjedhjeve.

Ky softuer është prezantuar sot në hapësirat e sallës “1 Tetori” në Prishtinë, ndërkohë që është simuluar procesi i votimit.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se janë bërë pjesë aktive e procesit të reformës zgjedhore të udhëhequr nga Kuvendi i Kosovës.

“Menjëherë pas miratimit të ligjit të ri, KQZ është angazhuar maksimalisht në përgatitjen dhe harmonizimin e 17 akteve nënligjore apo Rregulloreve Zgjedhore. Disa nga këto, që ndërlidhen drejtpërdrejtë me votuesit, kanë për qëllim krijimin e lehtësirave në procedura të ndryshme zgjedhore, për votuesit brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu, gjatë kësaj kohe, KQZ ka ndërmarrë hapa konkretë që besojmë se do të ndikojnë në integritetin e procesit zgjedhor në vazhdim dhe rrjedhimisht edhe në besueshmërinë e qytetarëve dhe të akterëve të tjerë. Me Ligjin e ri për Zgjedhjet e Përgjithshme, procesi zgjedhor si brenda, por edhe jashtë vendit, ka pësuar ndryshime thelbësore dhe sigurisht se zbatimi i tij do të jetë sfidues në Zgjedhjet e datës 9 shkurt 2025, por shpreh gatishmërinë e KQZ-së për të përmbushur detyrat që dalin para nesh”, tha ai.

Radoniqi shtoi se KQZ është e përkushtuar në avancimin e procesit zgjedhor dhe se po bën hapa në digjitalizimin e operacioneve zgjedhore.

“Softueri i KQZ-së, i cili është zhvilluar me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ka për qëllim të avancojë shërbimet e institucionit për votuesit, subjektet politike dhe vëzhguesit e zgjedhjeve”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Fushë-Krujë, aksion kundër lojërave të fatit – AMP hap hetim për efektivët

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), në kuadër të operacionit...

Masa për sezonin e zjarreve, Çako: Reagim në kohë reale, qytetarët të sinjalizojnë çdo rast

Në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në Agjencinë...

Dëmtimet në komisariatin nr. 3 gjatë protestës së 4 korrikut, një i arrestuar dhe 7 në hetim penal

Policia e Tiranës në vijim të veprimeve hetimore për...

Samiti i NATO-s, Trump mbërrin në Ankara

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka mbërritur...