8.5 C
Tirana

Policia e Kosovës sekuestron kokainë dhe heroinë me vlerë mbi 153 mijë euro

Më datë:

Policia e Kosovës ka arrestuar të mërkurën, në raste të ndara, dy persona të dyshuar dhe ka sekuestruar substanca narkotike të llojit heroinë dhe kokainë.

Rasti i parë ka ndodhur në Prishtinë, ku Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prishtinë, në bashkëpunim me institucione vendore të sigurisë, pas një pune intensive hetimore në terren, ka ndërmarrë hapa operativë, me ç’rast ka identifikuar një person shtetas të Maqedonisë Veriore, i cili dyshohej se kishte në posedim të gatshëm për shitje një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit heroinë.

“Të dyshuarit të lartcekur me veturë substancën e dyshuar narkotike ia kanë sjellë dy persona tjerë, të cilët janë larguar me veturë nga vendi i ngjarjes. Pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës tek personi i dyshuar janë gjetur 6 (gjashtë) paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë me peshë të përgjithshme prej 6137.6 gramë (6 kilogramë e 137 gramë), ku vlera e substancës së dyshuar narkotike e cila është konfiskuar vlerësohet të jetë rreth 150.000 euro (njëqind e pesëdhjetë mijë euro)”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërsa, lidhur me rastin në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe dëshmi tjera materiale: 2 telefona celularë, një veturë, 4305 denarë të Maqedonisë Veriore.

“Të gjitha veprimet e ndërmarra dhe dëshmitë e gjetura të sekuestruara janë kryer me autorizimin e prokurorit kujdestar. Personi i dyshuar është shoqëruar për intervistim në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari ndalohet për 48 orë, kurse dy personat e tjerë janë në kërkim policor”, thuhet në njoftim.

Kurse rasti i dytë ka ndodhur në Ferizaj, ku Policia e Kosovës ka ndaluar për kontroll veturën me targa të huaja, ku gjatë kontrollit të veturës është gjetur një pako e cigareve, në brendi të së cilës ka qenë një qese najloni me substancë të dyshuar si e llojit kokainë. Nën dyshimet se mund të gjendet edhe ndonjë sasi tjetër e narkotikëve është kontrolluar një shtëpi banimi në Ferizaj, ku jeton i dyshuari, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

“Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë të përgjithshme 38.62 gramë, vlera e substancës së dyshuar narkotike vlerësohet të jetë rreth 3500 euro para në monedhë letre 50 euro dhe 1500 kruna suedeze”, thuhet më tej në njoftim.

Lidhur me rastin, për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori kompetent, me urdhër të të cilit i dyshuari pas intervistimit ndalohet për 48 orë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Inceneratori i Tiranës, GJKKO pranon kërkesën e Alqi Bllakos për gjykim të shkurtuar. Pretenca më 29 Janar

Gjykata e Posaçme ka vendosur të pranojë kërkesën e...

U ekzekutua mbrëmjen e djeshme, del fotoja e Kristian Markut

Personi që po shihni në foton më sipër është...

Dalin para gjykatës fëmijët që vranë babain, rëndohet akuza për vajzën 19-vjeçare

Pritet që këtë të martë të nisë procesi gjyqësor...

Goditja ndaj grupit të Suel Çelës, Apeli lë në burg ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi masën...