Organizonte lojëra fati në lokalin me qira, arrestohet 35-vjeçari në Kurbin

Më datë:

Policia e Kurbinit ka arrestuar ditën e sotme shtetasin E.Sh 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit të një ambienti që kishte marrë me qira i janë gjetur tavolina pokeri, kompjutera, letra bixhozi dhe çipsa.

35-vjeçari, banues në Kurbin, akuzohet për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Këtij shtetasi, gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient magazinë të cilën e kishte marrë me qera, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 3 kompiutera si ato të lojëra të fatit në gjëndje të ndezuar
– një tavolinë pokeri
– një valixhe me 300 çipsa brenda
– tre pako letra bixhozi
– 10 karrike.

Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e rasteve të tjera të veprimtarisë së paligjshme në fushën e organizimit të lojërave të fatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Dardhë e pjekur me mjaltë dhe arra

Nëse sot është një nga ato ditët ku nuk...

Qeveria: Objektiv, anëtarësimi deri në 2030-ën

Qeveria dorëzoi në Kuvend raportin mbi ecurinë e anëtarësimit...

Apeli e rrëzoi, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim çështjen për masën e sigurisë së Ilir Metës

Ilir Meta ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë...

Hetime për shpërthimin në kasollën e bagëtive në Tepelenë

Detaje të reja mësohen lidhur me ngjarjen e 21...