Opozita protestë para bashkisë së Tiranë

Më datë:

Opozita ka protestuar ditën e sotme për të 41 herë përpara bashkisë së Tiranës, duke kërkuar largimin e kryetarit të bashkisë Erion Veliaj.

Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi tha se do të protestojnë sërish, ndërsa thekoi se shqiptarët “sot paguajnë 80 mijë euro për një incenerator që nuk ekziston”.

“Kushdo që ka menduar se PD do të ndalet, përgjigjen e ka marrë sërish sot. Do të jemi këtu, njëlloj si Sali Berisha është sot mes nesh, njëlloj siç do të fitojmë zgjedhjet në 11 maj. Dhe po, ky është viti jonë, ky është viti i shqiptarëve”, u shpreh Këlliçi.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, e cilësoi kryebashkiakun Erion Veliaj si “armikun më të madh të qytetit” dhe akuzoi Bashkinë e Tiranës se është kthyer në një strofull krimi e hajdutërie.

“Sot ky institucion është kthyer në një komisariat policie; është shndërruar në një strofull të krimit dhe të hajdutërisë më të madhe në këtë qytet. Tani ka mbetur vetëm një vendim pa u marrë: që Erion Veliaj të firmosë ndërtimin e bustit të Altin Dumanit tek plehrat e Sharrës, sepse është Altin Dumani ai që sot i siguron imunitet politik kryehajdutit të Tiranës, i cili çdo ditë në detyrë fut duart në xhepat e qytetarëve”, tha Blushi.

Blushi kritikoi SPAK-un për mbylljen e hetimeve për dosjen “5D” dhe për mungesën e veprimeve konkrete kundër Veliajt.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha pret zyrtarin e CDU: Procesi zgjedhor i deformuar, integrimi në BE të bazohet në merita

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një...

Durrës: Pranga organizatores dhe dy shtetaseve kolumbiane për prostitucion

Policia e Durrësit ka zbuluar një apartament, i cili...

Avokati i Veliajt: Gjykata nuk ka vlerësuar 35 fashikuj me prova digjitale

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi sot se...

Filmi për Michael Jackson thyen rekorde globale

Filmi i ri muzikor për Michael Jackson ka shënuar...