Operacion në kufi, arrestohen dy të rinj për kalimin e paligjshëm të emigrantëve drejt Malit të Zi

Më datë:

Dy persona janë arrestuar nga Policia Kufitare në Shkodër, pasi u kapën në flagrancë duke transportuar me furgon 15 emigrantë nga vendet e Afrikës, të cilët synonin të kalonin ilegalisht kufirin drejt Malit të Zi.

Operacioni policor i koduar “Halfway” u finalizua nga shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në kuadër të kontrolleve për goditjen e veprimtarisë kriminale të ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në pranga ranë shtetasit E. A., 22 vjeç dhe M. F., 19 vjeç, të dy banues në Fushë-Arrëz.

Sipas Policisë, dy të rinjtë u kapën në fshatin Vukpalaj, pranë kufirit me Malin e Zi, teksa transportonin me një automjet tip furgon 15 shtetas afrikanë, kundrejt pagesës, me qëllim kalimin e paligjshëm të tyre drejt territorit malazez.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi edhe automjetin që përdorej për transportin e emigrantëve.

Materialet procedurale ndaj dy të arrestuarve i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, e cila do të vijojë veprimet e mëtejshme hetimore.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rregullorja e GJKKO-së për gazetarët, Garo kërkon rishikim dhe hapje të procesit

Partia Demokratike shprehu sot shqetësim për rregulloren e re...

Aksionet rrugore në jug, mbi 3300 masa të vendosura në Vlorë, Sarandë dhe Rrogozhinë

 Policia Rrugore e Vlorës dhe Sarandës vijon monitorimin intensiv...

Turqi-Saudi-Pakistan, marrëveshje trepalëshe për forcimin e bashkëpunimit ushtarak

Turqia, Arabia Saudite dhe Pakistani nënshkruan sot në Mekë...

SafeJournalists kërkon rishikimin e rregullave për aksesin e medias në GJKKO

 Rrjeti SafeJournalists shprehu shqetësim për disa dispozita të Rregullores...