Aksionet rrugore në jug, mbi 3300 masa të vendosura në Vlorë, Sarandë dhe Rrogozhinë

Më datë:

 Policia Rrugore e Vlorës dhe Sarandës vijon monitorimin intensiv të akseve rrugore në të gjithë qarkun, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë dhe parandalimin e aksidenteve gjatë sezonit turistik.

Sipas Policisë, gjatë periudhës 1–6 gusht 2026, në qarkun e Vlorës janë arrestuar dhe proceduar penalisht 24 drejtues mjetesh. Nga këta, 14 persona janë arrestuar për drejtim automjeti në gjendje të dehur, një për drejtim pa leje drejtimi dhe shkelje të rregullave të qarkullimit me pasojë, ndërsa 9 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë për drejtim pa patentë dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit me dëmtime të lehta.

Policia e Shtetit informon se gjatë kësaj periudhe janë vendosur gjithsej 3344 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Ndër shkeljet më të evidentuara janë tejkalimi i shpejtësisë së lejuar me 1084 masa administrative, mospërdorimi i kaskës mbrojtëse me 605 masa, si dhe 57 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Sipas Policisë janë ndëshkuar drejtuesit për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, mosvendosje të rripit të sigurimit, parakalime të gabuara, mosdhënie përparësie këmbësorëve, xhama të zinj dhe shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore bën të ditur se kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale të Vlorës dhe Sarandës, me qëllim garantimin e një qarkullimi sa më të sigurt gjatë sezonit veror.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rregullorja e GJKKO-së për gazetarët, Garo kërkon rishikim dhe hapje të procesit

Partia Demokratike shprehu sot shqetësim për rregulloren e re...

Turqi-Saudi-Pakistan, marrëveshje trepalëshe për forcimin e bashkëpunimit ushtarak

Turqia, Arabia Saudite dhe Pakistani nënshkruan sot në Mekë...

SafeJournalists kërkon rishikimin e rregullave për aksesin e medias në GJKKO

 Rrjeti SafeJournalists shprehu shqetësim për disa dispozita të Rregullores...

Operacion në kufi, arrestohen dy të rinj për kalimin e paligjshëm të emigrantëve drejt Malit të Zi

Dy persona janë arrestuar nga Policia Kufitare në Shkodër,...