Olsi Jazexhi: Vrasja e Kasem Soleimanit, e pabesë. Situata më e rrezikshme që pas Luftës së Dytë Botërore

Më datë:

Gazetari Olsi Jazexhi, i ftuar në “360 Gradë” në RTV Ora thotë se gjenerali iranian Kasem Soleimani u vra në mënyrë të pabesë.

Sipas tij, për këtë sulm Presidenti Trump u nxit nga Izraeli.

Jazexhi tha se goditja e bazave amerikane në Irak si kundërpërgjigje ndaj vrasjes së gjeneralit e ka çuar botën tonë pranë një lufte shumë të tmerrshme globale

Jazexhi: Vrasja e gjeneralit Kasem Soleimani, i cili ishte ndoshta nga njerëzit më të fuqishëm të Repubikës Islamike të Iranit ka qenë një akt lufte nga ana e amerikanëve.

Dyshohet se presidenti Trump është nxitur nga izraelitët, Benjamin Netanjahu, ku si Netanjahu në Izrael ashtu dhe Trump në Amerikë rrezikojnë që të futen në burg apo Trump të shkarkohet nga detyra. Ishte vrasje e pabesë të gjeneralit.

Vrasja e pabesë është kur i zë pusi dikujt pa i thënë që unë po të vras.Të gjithë kongresmenët po i thonë Trump pse e vrave. Ai thotë se po planifikonte një sulm të madh por deri tani nuk ka thënë se çfarë.

Dalim te Shqipëria. Goditja e bazave amerikane në Irak si kundërpërgjigje ndaj vrasjes së gjeneralit e ka çuar botën tonë pranë një lufte shumë të tmerrshme globale. Ne jemi pjesë e këtij planeti. Jemi të ndërvarur nga ajo që ndodh në Mesdhe dhe Gjirin Persik./OraNews/

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Policia zbulon arsenal armësh në Tiranë, nënë e bir të dyshuar

Zbulohet një bazë armatimi në Tiranë. Në kuadër të...

Aksion i gjerë në burgje, sekuestrohen sende të ndaluara në Durrës dhe Rrogozhinë

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njoftoi sot se ka...

Përfundon me sukses misioni hënor Artemis II

Astronautët e misionit Artemis II janë kthyer me sukses...

Ndahet nga jeta Eliot Engel, miku i madh i Kosovës

Ka vdekur në moshën 79-vjeçare, ish-kongresisti amerikan, Eliot Engel,...