OKB kritikon shpërndarjen e ndihmave ajrore në Gaza: Të paefektshme dhe me kosto të lartë

Më datë:

Ndërsa dërgimi i ndihmave përmes ajrit në Rripin e Gazës mund të ketë një ndikim të caktuar, Organizata e Kombeve të Bashkuara ka deklaruar se kjo është “forma më e kushtueshme dhe më pak efikase” për të siguruar ndihmën humanitare në zonë. Sipas OKB-së, ky veprim përbën një “shpërqendrim nga mosveprimi” i qeverisë izraelite.

Deklarata vjen në një kohë kur Izraeli është shprehur i hapur ndaj kësaj forme të ndihmës humanitare, ndërkohë që paralajmërimet për një uri të përhapur në Gaza po intensifikohen.

Programi Botëror për Ushqim (WFP), agjenci e OKB-së, ka bërë të ditur se kriza ushqimore në Gaza ka arritur “nivele të reja dhe befasuese të dëshpërimit”, me gati një të tretën e popullsisë që “nuk ka ngrënë për ditë të tëra”.

OKB thekson se dërgimi ajror i ndihmave ka një ndikim të kufizuar dhe kosto shumë të lartë, çka ka bërë që shumë organizata ndërkombëtare të kërkojnë përforcimin e metodave tradicionale të shpërndarjes së ndihmave, të cilat konsiderohen më efektive për të përballuar krizën humanitare në territorin palestinez.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rritet me 3% numri i punonjësve të deklaruar në ndërtim, paga bruto rritje 23% në qershor

Formalizimi i sektorit të ndërtimit ka sjellë rritje të...

Braho: Shqipëria përparim në hetimin dhe goditjen e krimit të organizuar

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Rama takon shqiptarët në Miçigan, vlerëson rolin e diasporës

Kryeministri Edi Rama zhvilloi në Miçigan (Michigan) një takim...

Tensionet me Greqinë/ Turqia nis stërvitjen “Ujku i Detit” me 100 anije

Turqia ka nisur të dielën, më 20 shtator, stërvitjen...