KPSA BE-Shqipëri mblidhet në Tiranë, diskutohen reformat dhe rruga drejt BE-së

Më datë:

 Nis sot në Tiranë takimi i 22-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit (KPSA) BE-Shqipëri, i cili do të vijojë edhe gjatë ditës së martë, më 22 shtator.

Punimet e takimit do të nisin në orën 10:00 dhe do të drejtohen nga bashkëkryetarët e delegacioneve, Taulant Balla, në cilësinë e kreut të delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë, dhe Marco Tarquinio, kreu i delegacionit të Parlamentit Evropian. Takimi do të përshëndetet edhe nga Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi.

Në takimin dyditor do të marrin pjesë edhe eurodeputetët e grupit të Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë (ECR), Chiara Gemma dhe Cristian Terheș. Gemma është nënkryetare e delegacionit të Parlamentit Evropian për Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.

Takimi i KPSA-së zhvillohet në kuadër të mekanizmit të bashkëpunimit parlamentar mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian dhe vjen pas mbledhjes së 21-të, e cila u zhvillua më 8-9 korrik në Strasburg. Sipas Parlamentit Evropian, në axhendën e takimeve të KPSA-së përfshihen çështje të lidhura me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, shtetin e së drejtës, të drejtat themelore, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, liritë e medias, zhvillimin e qëndrueshëm dhe bashkëpunimin rajonal.

Në fokus të takimit të këtij viti pritet të jetë edhe ecuria e negociatave të anëtarësimit. Grupi ECR, në njoftimin për pjesëmarrjen e eurodeputetëve të tij, vlerëson se Shqipëria ka hapur të gjashtë grup-kapitujt negociues dhe e konsideron vendin një partner të rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin rajonal, edhe në kuadër të anëtarësimit në NATO.

Në të njëjtin njoftim theksohet rëndësia e zbatimit efektiv të reformave, forcimit të shtetit të së drejtës, zbatimit të legjislacionit të miratuar dhe reduktimit të polarizimit politik. ECR e lidh ecurinë e mëtejshme të procesit të anëtarësimit me cilësinë dhe zbatimin konkret të reformave.

KPSA BE-Shqipëri zhvillon dy takime në vit, një në Shqipëri dhe një në Parlamentin Evropian, në Bruksel ose Strasburg. Takimi i 22-të zhvillohet më 21 dhe 22 shtator në Tiranë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hetimet ndërkombëtare/ Pesëfishohen skuadrat e përbashkëta, mbi 100 operacione

 Shqipëria është vendi pritës i Konferencës së 42-të të...

Berisha rendit para SPAK akuzat për “rrugët e florinjta” dhe Aruba

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur sot...

Rritet me 3% numri i punonjësve të deklaruar në ndërtim, paga bruto rritje 23% në qershor

Formalizimi i sektorit të ndërtimit ka sjellë rritje të...

Braho: Shqipëria përparim në hetimin dhe goditjen e krimit të organizuar

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit...