OFL në Fier, i çon formularin dy të dënuarve për vrasje me paramendim në tentativë

Më datë:

Operacioni Forca e Ligjit është ndalur në Fier teksa i ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë dy të dënuarve për vrasje me paramendim në tentativë.

Saktësisht i kërkohet vetdeklarimi i pasurisë brenda 48 orëve Enea Pipës dhe Ilir (Ledjan) Nukajt, teksa më pas përgjigjet i dërgohen SPAK për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI ZYRTAR

OFL, 6 tetor

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

E.P., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë;

I.(L.) N., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Situatë e tensionuar në protestë, policia përdor ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Tensionet e para janë regjistruar në protestën e sotme...

Hita inspekton masat për protestën e PD, kërkon qetësi dhe profesionalizëm nga forcat e rendit

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita...

Rama me fituesit e startup-eve 2025: Rrisim volumin e financimeve për aplikantët

https://www.youtube.com/live/eAi6xG4MTA8?si=phz-ze9WVoWd0FvV  Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se zhvillimi i teknologjisë...

Shtyhet seanca e Erion Veliajt në Gjykatën Administrative

Seanca që po zhvillohet ditën e sotme në Gjykatën...