15.5 C
Tirana

OBSH: Rekord infektimesh me Covid-19/ Spanjë, Madridi për dy javët e ardhshme në gjendje të jashtëzakonshme

Më datë:

Mbi 350 000 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar të premten njoftoi organizata botërore e shëndetësisë, duke shënuar kështu një tjetër nivel rekord infektimesh në botë. OBSH tha se vlera e lartë e konfirmuar ditore e 350.766 raste rasteve tejkalon me gati 12.000 një rekord të vendosur në fillim të kësaj jave, ku më e goditura në këto ditë paraqitet kontinenti evropian me më shumë se 109.000 raste.

Në deklaratën e tyre përfaqësuesit e OBSH-së, duke marrë shkas nga fakti se shumë vende po rikthejnë masat kufizuese, bënë thirrje që të bëhet e pamundura për të shmangur të plotat pasi ato mund të kenë pasoja shkatërruese për shoqërinë. Në Evropë ndërkohë ditë pas dite qytete po i kthehen masave kufizuese.

Qeveria spanjolle i ka dhënë fund përplasjes me qeverinë rajonale të Madridit, duke shpallur një gjendje të jashtëzakonshme 15-ditore për të ulur kuotën e infeksioneve me COVID-19.  pas regjistrimit të shifrave negative.

Në Francë, pasi 4 qytete të reja , përveç Parisit dhe Marsejës , u vendosën në gjendje gatishmërie pronarët e lokaleve, qendrave sportive dhe tregjeve protestuan kundër mbylljeve të aktiviteteve të tyre.

Ndërkohë, në Gjermani  është vendosur një afat 10 ditor për përmirësimin e situatës, në të kundërt do të vendosen kufizime më të rrepta. Kancelarja gjermane ditën e djeshme u shpreh se prioriteti i saj dhe qeverisë së saj është shmangia e një gjendje të ngjashme me pranverën.

 Në Republikën Çeke, autoritetet kanë mbyllur kinematë, teatrot, muzetë, galeritë e artit, palestrat dhe pishinat publike për të paktën dy javë dhe qeveria u bëri thirrje qytetarëve të punojnë nga shtëpitë.

Deri tani, pandemia ka marrë jetën e më shumë se 1 milion e 73 mijë  personave dhe janë infektuar mbi 37,8 milionë njerëz në mbarë botën.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shiste lëndë narkotike në Shëngjin, kapet në flagrancë 26-vjeçari

Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale...

Shorti/ Poloni-Shqipëri dhe Sllovaki-Kosovë, shmangim Italinë, ja me kë mund të ndeshemi në finalet e play off

Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar kundërshtarët e tyre në...

Seanca paraprake ndaj Ervis Berberit, mbrojtja kërkon vlerësim të gjykatës për provat

Po mbahet seanca paraprake për ish-kreun e ARRSH, Ervis...

Këshilli Bashkiak kërkoi që Veliaj të merrte pjesë fizikisht në mbledhje, SPAK nuk pranon kërkesën

SPAK nuk ka miratuar kërkesën e Këshillit Bashkiak të...