“Presidenti ka qenë e do jetë i popullit”/ Meta: Qeveria jo legjitime, do humbasë thellë!

Nga Malësia e Madhe ku mori pjesë në ceremoninë solemne të përkujtimit të 100-vjetorit të Luftës së Koplikut presidenti Ilir Meta iu përgjigj interesit të medias lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend.

Ai përsëriti apelin drejtuar qeverisë për reflektim dhe zbatim të marrëveshjes së 5 qershorit. Në të kundërt, Meta paralajmëroi se Presidenti dhe as shqiptarët nuk mund të pranojnë poshtërimin nga një sekt si Rilindja.

Presidenti hodhi sërish akuza ndaj kryeministrit duke thënë se ai po tenton të largojë vendin nga integrimi dhe po dëmton zgjedhjet, duke mos u tregua një socialistë i vërtetë.

“Presidenti asnjëherë nuk ka qenë njësh me politikën e opozitës, sepse për disa nga çështjet kryesore sot zoti Tao do ishte kryetar i opozitës dhe do i jepte mundësi të kthehej në rrugën e humbur të së majtës. Kam unë një pyetje: Pse janë kundër 5 qershorit? Pse janë për bllokimin e çeljes së negociatave?

A ka ndryshuar gjë programi i PS? Pse vënë në diskutim sovranitetin e Kosovës? Me deklarata të komanduara të tij, se do kemi në pak vite një president të përbashkët, që do të thotë s’ ka nëvojë të kemi më Kosovë të pavarur. Pse hodhën në gjyq kryeministrin e Kosovës? Kush ua kërkoi?

Dhe pasi e hodhën në gjyq, pse tërhiqen nga gjyqi? Është e qartë se aty do provoheshin përpjekjet për ndarjen e Kosovës. E harruan këta që ishin socialistët që patën rol historik. Qeveria është rrëzuar prej kohësh, po ju ose nuk e shikoni ose nuk doni.

“, u shpreh ai.

I pyetur nëse do ulet për debat publik, presidenti shprehet:

“Po e pres, që sot, që tani. Qeveria ka rrëzuar veten dhe ka zero legjitimitet për sa kohë shkatërron procesin zgjedhor, i vë kazmën marrëveshjes së 5 qershorit dhe kujton se me presione e blerje e frikësime”.

LIVE – Nga Kopliku prononcim per mediat

LIVE – Nga Kopliku prononcim për mediat !

Gepostet von Ilir Meta am Samstag, 10. Oktober 2020

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi