OBSH-ja monitoron një variant të ri të koronavirusit në Kolumbi, ‘Mu’ u shfaq për herë të parë në janar

Më datë:

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se po monitoron një variant të ri të koronavirusit të njohur si “Mu”, i cili u identifikua për herë të parë në Kolumbi në muajin janar. Ky variant që mban emrin shkencor B.1.621, është klasifikuar si një “variant me interes”, tha organizata.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA e përcaktojn një “variant me interes” nëse të dhënat gjenetike të virusit ndikojnë në transmetimin, diagnostikimin, terapinë ose përgjigjen imunitare. OBSH-ja tha se duhet më shumë studime për të ditur më shumë për këtë variant, por sipas zyrtarëve shëndetësor ai ka mutacione që tregojnë për një rrezik të rezistencës ndaj vaksinave.

Në gjithë globin ka një shqetësim për shfaqjen e varianteve të reja të koronavirusit pasi numri i të infektuarve po shënon rritje për shkak të variantit Delta të koronavirusit i cili është shumë më ngjitës. Numri i të infektuarve po rritet në mesin e personave të pavaksinuar dhe në rajonet ku masat kundër pandemisë janë lehtësuar.

Të gjitha viruset, përfshirë SARS-CoV-2 që e shkakton sëmundjen COVID-19, ndryshojnë me kalimin e kohës. Por, disa mutacione mund të ndikojnë në vetitë e një virusi dhe ta bëjnë përhapjen e tij më të lehtë, pastaj të ndikojnë në ashpërsinë e sëmundjes që e shkakton dhe rezistencën e tij ndaj vaksinave dhe ilaçeve.

OBSH-ja aktualisht ka identifikuar katër variante shqetësuese të COVID-19, përfshirë Alpha, i cili është i pranishëm në 193 vende, dhe Delta, i përhapur në 170 vende. Pesë variante tjera, përfshirë Mu, duhet të monitorohen, sipas OBSH-së. Ky variant u zbulua për herë të parë në Kolumbi, por është raportuar edhe në vende tjera të Amerikës së Jugut dhe në Evropë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rriten sërish çmimet e naftës dhe benzinës në vend

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të hënë çmimet...

Krizë në PD: Salianji ankohet në PPE pas përjashtimit nga gara për kryetar

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i...

“Dosja Balluku”, Berisha ngre akuza për abuzime në projekte publike

Kreu i PD Sali Berisha ka mbajtur një konferencë...

Inceneratorët”/ Ish-deputeti i PS, Alqi Bllako paraqitet në GJKKO

Këtë të martë, ish-deputeti i PS Alqi Bllako është...