Objektivi 1 mln vaksinime deri në qershor, Manastirliu: Deri tani 20 mijë policë të vaksinuar kundër COVID

Më datë:

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar mëngjesin e sotme shifrat e vaksinimeve të uniformave blu në të gjithë vendin.

Deri më tani janë vaksinuar rreth 20 mijë policë në të gjithë vendin, teksa vaksinimi masiv ka kaluar 612 mijë vaksinime shkruan Manastirliu.

Vaksinimi masiv në vendin tonë vijon me rimte të shpejta, ndërkohë që synimi është të arrihen 1 milion vaksinime brenda muajit qershor.

“Rreth 20 mijë vaksinime janë kryer për uniformat blu në të gjithë vendin, teksa vaksinimi masiv ka kaluar 612 mijë vaksinime për qytetarët më të rrezikuar.

Jemi të vendosur të vijojmë me ritme të shpejta, për të mbërritur në 1 milion vaksinime brenda qershorit #ShqipëriaBuzëqesh”, shkruan Manastirliu në ‘Facebook’.

Ditën e djeshme në vendin tonë mbërritën edhe 11700 doza të vaksinës Pfizer, duke e çuar numrin total të vaksinave të mbërritura në vend në më shumë se 760 mijë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha pret zyrtarin e CDU: Procesi zgjedhor i deformuar, integrimi në BE të bazohet në merita

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një...

Durrës: Pranga organizatores dhe dy shtetaseve kolumbiane për prostitucion

Policia e Durrësit ka zbuluar një apartament, i cili...

Avokati i Veliajt: Gjykata nuk ka vlerësuar 35 fashikuj me prova digjitale

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi sot se...

Filmi për Michael Jackson thyen rekorde globale

Filmi i ri muzikor për Michael Jackson ka shënuar...