14.5 C
Tirana

Nvidia do të investojë 100 miliardë dollarë në OpenAI

Më datë:

Nvidia planifikon të investojë deri në 100 miliardë dollarë në OpenAI në këmbim të aksioneve të mëdha në kompani.

Marrëveshja i jep para OpenAI dhe aksesin për të blerë çipet e avancuara që janë kyçe për të ruajtur dominancën, raporton Sky News.

Sipas planeve, Nvidia do të blejë aksione pa fuqi votimi në OpenAI gjatë këtij viti.

“Infrastruktura kompjuterike do të jetë baza e ekonomisë të së ardhmes dhe ne do të përdorim çfarë po ndërtojmë me Nvidia për të krijuar përparime të reja në IA dhe fuqizuar njerëzit dhe bizneset që  i përdorin”, tha Sam Altman, CEO i OpenAi.

 “Kjo marrëveshje kompleton punën e thelluar që Open AI dhe Nvidia po bëjnë tashmë me një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh, përfshirë Microsoft, Oracle, SoftBank dhe Stargate, duke u përqendruar në ndërtimin e infrastrukturës më të përparuar të Inteligjencës Artificiale në botë.”

Ashtu si Google, Amazon apo të tjerë, OpenAI po punon për të ndërtuar çipet me IA duke synuar për një alternativë më të lirë se Nvidia.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Mbështetje për ish-udhëheqjen politike të Kosovës në Hagë

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehu sot mbështetjen...

“100 vite larg Evropës në infrastrukturë”, Noka: Bela Mafia ka 10-fishuar vlerën e tenderave

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, akuzoi ministren...

Zbardhen amendamentet e PD, çfarë kërkon opozita për projektvendimin e ngritjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Zbardhen amendamentet e Partisë Demokratike për projektvendimin e ngritjes...