Nuk kishte ndodhur kurrë më parë, ngrin liqeni i dytë më i kripur në botë

Më datë:

Liqeni Issyk-Kul është një destinacion i preferuar pushimesh në Kirgistan dhe jo vetëm.

Ky liqen vizitohet çdo vit nga mijëra turistë nga vende të ndryshme të botës.

Issyk-Kul përkthehet si “liqen i nxehtë” në Kirgistan dhe ka marrë këtë emër për shkak se temperatura e ujit këtu nuk bie në minus as në dimër, kështu që liqeni nuk ngrin kurrë.

Por këtë vit diçka e pazakontë ka ndodhur liqeni ka ngrirë për shkak të temperaturave ekstreme. Një vendas që foli për agjencinë e lajmeve  Reuters u shpreh se ai dhe fqinjët e tij nuk e kishin parë kurrë liqenin të ngrinte.

“Akulli  ka shkuar në rreth 150 metra nga bregu në qendër të liqenit. Kishte gurë të mëdhenj akulli, por të gjithë janë copëtuar. Në disa vende akulli  është 1.5 metra i trashë. Ne, vendasit nuk kemi parë kurrë diçka të tillë. Është diçka  e re për ne”.

Liqeni ndodhet në një lartësi prej 1608 metrash mbi nivelin e detit dhe zë vendin e shtatë në listën e liqeneve më të thellë në botë është i dhjeti më i madhi për nga vëllimi dhe liqeni i dytë i kripur në botë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Seanca për Veliajn, avokati Ndreca nuk u paraqit pasi ishte në gjyq tjetër, gjobitet me 50 mijë lekë

Seanca gjyqësore për dosjen e SPAK ndaj Erion Veliajt...

Tragjedia në Korçë, familjari tregon arsyen që e shqetësonte 66-vjeçarin

Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë ku...

SHBA – FMN miraton 690 milionë dollarë ndihmë të menjëhershme për Ukrainën

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka miratuar një disbursim të...

Fund tragjik për turisten 30-vjeçare, ndërroi jetë pas incidentit gjatë zhytjes në Radhimë

Një turiste rreth 30 vjeçe nga Finlanda u transportua...