“Nuk jemi gati për t’u futur BE”, Rama për Euronews: Europa nuk i mbajti premtimet…

Më datë:

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews Europe se Shqipëria nuk ka asnjë opsion tjetër përveç BE-së.

Rama deklaroi se Europa nuk i ka mbajtur disa premtime edhe pse vendi ynë nuk i ka përmbushur detyrat e shtëpisë.

Kreu i qeverisë deklaroi se Shqipëria nuk është gati për të hyrë në BE por duhet të hapen negociatat.

“Ne na është dashur ta marrim këtë dy vite më parë.

Nuk ndodhi për shkak të rrethanave, Ne shpresojmë se ky do të jetë rasti por nuk është e lehtë. Ne do vazhdojmë të punojmë sepse për ne Europa është fe dhe amanet që ne duam ta sigurojmë për fëmijët tanë. Ne vetëm punojmë fort e më fort.

Ka gjithmonë domethënie. Shqiptarët nuk lodhen kurrë së luftuari për të qenë pjesë e Europës. BE nuk ka mbajtur disa premtime.

Ne I kemi bërë detyrat e shtëpisë. Ne dolëm nga komunizmi dhe kemi mundësinë të zgjedhim. Atëherë nuk kemi zgjedhur. Zgjidhnin të tjerët për ne. Duke mos qenë të integruar në BE, Ballkani Perëndimor mbetet zonë gri që ofron atraksion edhe për të tjerët që nuk kanë të njëjtat principe që ka BE. Për Shqipëri nuk shoh ndonjë rrezik sepse ata janë shumë fanatik për perëndimin.

Shqipëria ka bërë përparime. Ka një ndryshim të madh mes të qenit anëtar dhe përfundim të negociatave. Sot nuk jemi gati për të hyrë në BE por jemi gati për të hapur negociatat. Shqipëria meriton të hyjë në rrugën e negociatave dhe pikë.

Unë mendoj se njerëzit në Shqipëri e kanë të qartë se puna nuk ka mbaruar.

Mandati i tretë është për të mbaruar punën. Qëndrimi im është shumë i thjeshtë. Nuk do ta përmbysim status-quo-në. Frustrimet do të jenë të pranishme”, tha Rama.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha pret zyrtarin e CDU: Procesi zgjedhor i deformuar, integrimi në BE të bazohet në merita

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një...

Durrës: Pranga organizatores dhe dy shtetaseve kolumbiane për prostitucion

Policia e Durrësit ka zbuluar një apartament, i cili...

Avokati i Veliajt: Gjykata nuk ka vlerësuar 35 fashikuj me prova digjitale

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi sot se...

Filmi për Michael Jackson thyen rekorde globale

Filmi i ri muzikor për Michael Jackson ka shënuar...