Një letër dashurie, u mundëson çifteve të pamartuara të kalojnë kufirin

Më datë:

Që nga e hëna, (sot) çiftet e pamartuara, kur njëri nga partnerët jeton jashtë Zvicrës, kanë sërish mundësinë që të bashkohen.

Por për këtë duhen plotësuar disa kushte. Kështu, të dy partnerët duhet të dëshmojnë se kanë partneritet për një kohë të gjatë.

Siç shpjegon Departamenti Federal i Drejtësisë dhe Policisë (FDJP) ata duhet të dokumentojnë të paktën një vizitë paraprake në Zvicër ose jashtë saj përpara hyrjes në fuqi të mbylljes së kufijve për shkak të pandemisë Covid 19.

Një kopje e pasaportës me një vulë hyrjeje ose daljeje llogaritet po ashtu si provë.

Duhet të paraqiten gjithashtu dokumente që demonstrojnë një “partneritet afatgjatë”. Departamenti në këtë kontekst i njeh si dokumente të tilla letrat ose postën elektronike, kontaktet përmes mediave sociale, faturat e telefonit, biletat e aeroplanit, fotografitë dhe të ngjashme.

Njohjet e thjeshta nga pushimet nuk konsiderohen të mjaftueshme për të pasur të drejtë hyrje, shprehet FDJP.

Përveç dëshmisë së vizitës, duhet të jetë në dispozicion një ftesë me shkrim nga partneri që banon në Zvicër, bashkë me një kopje të pasaportës.

Një konfirmim i partneritetit është gjithashtu i nevojshëm.

Të dy palët duhet të dëshmojnë për partneritetin e tyre në një letër ose dokument të skanuar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndryshimet statutore në PD nuk do publikohen para shqyrtimit nga kryesia

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për ndryshimet në...

Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm për drejtimin e Partia Demokratike e Shqipërisë

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara...

Ndahet nga jeta Shaban Zeneli, “Bilbili i Çamërisë”

Shabani Zeneli, artisti i muzikës popullore shqiptare, i njohur...

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i...