Një ilaç i ri mund t’i japë fund krizës së opioideve

Më datë:

Një ekip shkencëtarësh nga Kyoto University në Japoni ka krijuar një qetësues të ri po aq efektiv sa fentanili, po pa veçoritë e tij. Kjo mund të ndryshojë kursin e krizës globale të opioideve, pasi testet klinike kanë rezultuar të suksesshme.

Projekti është në zhvillim prej 13 vjetësh dhe ka rezultuar i suksesshëm në fazën e parë të testeve klinike.

Faza e dytë do të nisë së shpejti. Masatoshi Hagiwara, një profesor i mjekësisë farmaceutike në Kyoto University, shpreson se testet klinike në shkallë më të gjerë, mund të kryhen vitin e ardhshëm në SHBA. Ai pret që ilaçi të jetë i disponueshëm në treg gjatë dy viteve të ardhshme.

Hagiwara e krijoi këtë ilaç për shkak sepse i ati, një mjek në profesion, ndërroi jetë nga kanceri i fshikëzës së tëmthit rreth 20 vite më parë.

Edhe pse kanceri nuk ishte përgjegjës direkt për vdekjen e tij, ishin qetësuesit me morfinë që duhej të merrte, të cilët i ndalonin frymëmarrjen, një nga efektet anësore të këtyre ilaçeve.

Ilaçi i ri i Kyoto University mund të lehtësojë dhimbjen pa efektet anësore të qetësuesve me morfinë. Ndër të tjera, i lejon pacientët të jenë plotësisht të vetëdijshëm gjatë trajtimit.

Një nga avantazhet më të mëdha të këtij qetësuesi është që nuk shkakton varësi, një problem i madh që lidhet me shumë mjekime opioidesh.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beyer thekson rëndësinë e transparencës gjyqësore, Berisha: Qëndrojmë të vendosur për Europën

Pas takimit që zhvilloi sot me Peter Beyer, Raporter...

Ndodhen në Kinë! Ndërtohen shkallët lëvizëse më të gjata në natyrë në botë

Një qytet në Kinë ka ndërtuar sistemin më të...

“Të çmendur” pas Botërorit, Infantino: Më shumë se 500 milionë kërkesa për bileta

Botërori i FIFA-s 2026 pritet të jetë një ngjarje...

Byrek me kungull dhe djathë dhie

Përbërësit: 1 petë sfoliat (ose brumë për byrek) 400 g kungull,...