Një ditë pas vendimit të Kuvendit, caktohet data në GJKKO për Sali Berishën

Më datë:

Gjykata e Posaçme do të zhvillojë më 26 dhjetor seancën për ndryshimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Data është caktuar ndërkohë që një ditë më parë, Kuvendi i hoqi atij imunitetin dhe brenda dy orëve i dërgoi Prokurorisë së Posaçme aktin duke e njohur me vendimin e marrë.

Berisha refuzoi masën e sigurisë detyrim me paraqitje me pretendimin se masa ishte vendosur në mënyrë të paligjshme nga GJKKO, pasi nuk kishte kërkuar më parë vendimin e Parlamentit për imunitetin.

Berisha u vu nën hetim për veprën penale të korrupsionit në lidhje me procedurat e ndjekura për privatizimin e kompleksit “Partizani”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ngjarja ndaj Kreshnik dhe Gentiana Mujeci, kontrolle në banesa por autorët nuk gjenden

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Drejtues Arben...

PEKIN – Kina paralajmëron kundërpërgjigje pas projektligjit industrial të BE-së

Kina ka kritikuar projektligjin e Bashkimit Evropian që synon...

Meta nga salla e gjyqit: Akuza për gënjeshtra dhe kallëzues të rremë

Këtë të hënë, në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit...

Braho: SPAK ka rritur ndjeshëm efektivitetin në hetime gjatë 2025

Kryetari i SPAK, Klodian Braho po raporton sot numrat...